
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos komentojë zhvillimet nga Athina, ku Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet.
Nga Prishtina, ku ai mbajti një konferencë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, u pyet nga gazetarët se si e sheh zgjedhjen e Belerit, por përgjigja ishte: “Nuk kam asnjë koment për këtë, jam në Prishtinë”.
Kujtojmë që kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës Fredi Beleri është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë Demokracia e Re të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
Lini një Përgjigje