Deputeti i Partisë Socialiste ka reaguar pasi Bordi i Transparencës caktoi sot çmimet tavan për karburantet. Bordi vendosi se nafta s’do shitet më shumë se 203 lekë/litri dhe benzina jo më shumë se 175 lekë/litri.
Lidhur me këtë vendim të Bordit, Braçe tha se çmimi i naftës u ul menjëherë me 11-14 lekë për litër, ndërsa çmimi i benzinës u ul me 24-27 lekë për litër, që sipas tij lë hapësira për dyshime për abuzime me çmimin ‘neto’. Ai kërkoi që të bëhet transparencë. Braçe gjithashtu ngriti pyetjen nëse retorika politike e mediatike e përqëndruar te taksat ka fshehur të vërtetën për abuzimet sipas tij të çmimit ‘neto’ pa taksa të naftës.
“Çmimet e reja: nafta deri ne 203 leke per liter; benzina deri ne 175 leke per liter; i vendosi bordi tani! pra, cmimi i naftes ulet me 11-14 leke per liter menjehere; cmimi i benzines ulet me 24-27 leke per liter menjehere.
Kam kete pyetje; cfare ndodhi? taksat nuk kane ndryshuar, asnjera; atehere?
E mbani mend cu thashe disa dite me pare per cmimin neto te naftes-cmimin pa taksa te naftes; ne kishim cmimin neto-pa taksa te naftes me te lartin, me te shtrenjtin ne rajon!
Fill pas kesaj Luixhi hodhi ne sulm gjithe cunat e tij, madje dhe partite rreth tij; cfare nuk thane, madje u rikthyen te premtimi i PS, bertitur nga une dhe zbatuar per shtate vite me rradhe per naften bujqve pa akcize-ne fakt po jepet falsa, pra pa leke, jo pa akcize.
Nejse, pyetja qe meriton transparence eshte: ne kete model mizerabel tregu qe kemi, mos valle na kane grabitur aty tek cmimi neto-pa taksa i naftes e benzines??
Mos valle e gjithe narativa politike e mediatike mbeshtetur vec tek taksat, ka fshehur te verteten me cmimin neto-pa taksa te naftes e benzines dhe ka synuar ta mbyse kete te vertete?! Mu sic ka mbytur konkurrencen?! Meritojme transparence!!”, shrkuan Braçe në reagimin e tij.
Mendohu miiiire se ke 20 vite parlament 12 vite ne pushtet, zv kryeminister dhe po deshe leji gomarlliqet neper facebukra
Po ik o Braçe leri llafet e teperta se nuk merr masa qeverria po sot u kujtua sa per show kur ulet çmimi ne burse asnjere keta nuk e ulin çmimin pa llogaritur renien e dollarit e euros gje qe duhet te ishte reflektuar ne çmimin e karburanteve nese ne darke njoftohet rritje çmimit ne burse ne mengjes jane rritur çmimet tek ne Mos harro qe pjeje e kesaj qeverrie je edhe ti mos dil sa per sy e faqe