TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Tetor 2024, 11:02

"Furtunë" në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon 12 drejtorë

Shkruar nga Pamfleti
"Furtunë" në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon
Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj furtunë në Bashkinë e Tiranës. Mësohet se kryebashkiaku ka shkarkuar 12 drejtorë.

Ndërkohë janë zbuluar emrat e rinj që zëvendësuan në poste 12 drejtorët.

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë do të drejtohet nga Elda Muçi, ndërsa Policia Bashkiake nga Toni Beni.

Në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, kurse drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit e ka marrë Blerta Dardha. Tirana Parking do të drejtohet nga Flavio Barçi, ndërsa Kopshti Zoologjik nga Ervis Rrahmani.

Gjithashtu, janë ndryshuar edhe drejtorët e dy qendrave sociale, që nga sot drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku. Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari.

UKT – Elda Muçi
Policia Bashkiake – Toni Beni
DPN2 – Piro Sinjari
Tirana Parking – Flavio Barçi
Kopshti Zoologjik – Ervis Rrahmani
Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri
RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari
AMK – Blerta Dardha
Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga
Qendra Sociale “Strehëza” - Gentjana Lask

Ndryshimet kanë ardhur në kuadër të strukturimit te bashkisë së kryeqytetit dhe organizimit për zgjedhjet e 2025.

Lini një Përgjigje