TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2023, 16:24

Alibeaj akuza Metës e Berishës: Janë bërë bashkë me komunistët, por ne nuk e shesim të djathtën

Shkruar nga Pamfleti

Alibeaj akuza Metës e Berishës: Janë bërë bashkë

Kryetari në detyrë i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka “shpërthyer” në sulme ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës, gjatë prezantimit të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko.

Ai nuk ka lënë pa përmendur dhe aleancën e Berishës me komunistin Marko Dajti. Ky i fundit hyri në zgjedhje falë firmës së Flamur Nokës.

“Kemi një mision që është ruajta e së djathtës. Panorama politike është se e gjithë e majta është bërë bashkë dhe duan që shqiptarëve t’i krijojnë një vitrinë mes socialistëve, komunistëve Marko Dajtit apo të Ilir Metës ku u janë bashkangjitur si përfaqësuesit tanë, e djathta do përfaqësohet vetëm nga ne.

Kemi mbështetjen e SHBA, BE dhe Mbretërinë e Bashkia, pra Perëndimin dhe nuk është pak që të kesh mbështetjen e Perëndimit”, tha Alibeaj.

 

 

 

 

pd berisha meta alibeaj

Lini një Përgjigje