Qarku i Tiranës për zgjedhjet e 11 majit është kthyer në një arenë gare të fortë për mandate, jo vetëm mes partive rivale, por edhe brenda listave të hapura të vetë partive.
Por për kandidatin për deputet në listën e PS-së në Tiranë, Halit Valteri, gara brenda partisë nuk ekziston, pasi, sipas tij, “emër i veçantë është vetëm Edi Rama, teksa të tjerët do të marrin çfarë kanë mbjellë”.
Valteri u shpreh se vota është mënyra për të matur respektin dhe angazhimin që një kandidat ka treguar ndër vite.
'Për ne nuk ka garë më njëri tjetrin, për ne ka rëndësi numri 5, maksimalizimi i votës.
Në PS, emër i përveçëm është vetëm Edi Rama, të tjerët dot të marrin çfarë kanë mbjell.
Po nuk u gjende në zonën tënde, po nuk hape telefonin, po nuk ndihmove qytetarët, atëherë nuk do votohesh. Nuk të bën deputet fakti që ke qenë ministër.
Nuk të bën deputet të qenurit ministër, qytetarët e Tiranës do ti japin gjithkujt atë që meriton.", tha ai i ftuar në “MCN Live”.
Valteri shtoi se në radhët e PS-së ka kandidatë që i quajti “shurdhmemecë”, të cilët kanë qenë inaktivë gjatë gjithë mandatit të kaluar parlamentar.
'Në vitin 2021 mora rreth 3 mijë vota. Sot jam më i pjekur politikisht dhe më aktiv. Nuk shoh konkurrentë, jemi të gjithnjësoj, të barabartë.
Potencialin zgjedhor e vendosin qytetarët e Tiranës sa ke qenë aktiv, as s’ke folur, sa nuk je trembur kundërshtarin, sa kompromise ke bërë, sepse kemi parë ish koleg të mi që kanë ndejtur kanë fjetur gjumë 4 vite në parlament, ndërkohë unë ato katër vite kam qen aktiv me një fjalim në ditë.
Nëse duan të zgjedhin njerëz ‘shumrdhemec’ që të shkojë te ulen dhe ngrenë kartonin, nëse duan ti zgjedhin ta bëjnë, nuk dua të flas me emër nga lista jonë, por unë kam thirrje për të gjithë votuesit e Tiranës, votoni djem dhe vajza të reja aktiv që të shkojë në kuvend dhe të zgjedhin diçka ndryshe sepse thonë na mbyti klasa e vjetër politike sot e kane ne dore te çojnë një përqindje mantatesh djem dhe vajza te reja. ', tha kanadidati i PS.
Lini një Përgjigje