TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 17:40

Garë e fortë te listat e hapura, ja emrat fitues në çdo qark; PS dominon edhe votën e diasporës

Shkruar nga Pamfleti

Garë e fortë te listat e hapura, ja emrat fitues në çdo

Procesi i numërimit të votave brenda vendit ka mbarur, por vijon numërim i votave nga jashtë, ku janë edhe gjysma e zarfeve. Ndërkohë paralelisht vijon numërimi për votën preferenciale. Më poshtë po sjellim një pasqyrim të situatës nga vota e diasporës dhe kush janë fituesit aktualë të votës individuale.

Vota e Diasporës

Numërimi i votave të diasporës vijon me ritëm të ngadaltë, por me mesazhe të qarta politike. Nga 194.889 zarfa gjithsej, janë hapur deri tani 98.476, dhe rezultati tregon se Partia Socialiste e Shqipërisë ruan epërsinë absolute edhe jashtë kufijve.

PS ka siguruar 52.834 vota, që përfaqësojnë 54.13% të totalit të votave të numëruara deri tani nga diaspora. Një dominim i pastër, që tregon se edhe shqiptarët që jetojnë e punojnë në emigrim – përtej zhurmës politike të brendshme – vazhdojnë t’i japin besimin Edi Ramës.

Garë e fortë te listat e hapura, ja emrat fitues në çdo

Në vend të dytë renditet Koalicioni PD-ASHM me 27.653 vota (28.33%), ndërsa “Nisma Shqipëria Bëhet” mbledh 8.217 vota (8.42%), duke treguar njëfarë impakti në diasporë, ndonëse jo aq sa për të përmbysur balancat. Partia “Mundësia” ka marrë 3.501 vota (3.59%), ndërsa PSD ka arritur vetëm 1.141 vota.

Ndërkohë, partitë e vogla si Lëvizja Bashkë (2.557 vota), Koalicioni Euroatlantik, Lëvizja Atdheu dhe Djathtas për Zhvillim mbeten në nivele simbolike, pa ndonjë ndikim real në ndarjen e mandateve.

Garë e fortë te listat e hapura, ja emrat fitues në çdo
Rezultati total (diaspora+votat brenda vendit)

Ky rezultat i diasporës është një tjetër sinjal se opozita jo vetëm që nuk arriti të mobilizonte emigrantët, por dështoi të përçonte një mesazh alternativ bindës. Me një PS që dominon edhe në kutitë jashtë vendit, përfundimi i këtij procesi mund të përforcojë akoma më shumë avantazhin e saj në qarqet ku gara mbetet e hapur.

Gara individuale

Ndërsa numërimi i votave brenda vendit ka përfunduar dhe rezultati paraprak për ndarjen e mandateve është bërë publik, gara në listën e hapur vijon me intensitet, veçanërisht në Tiranë. Një vend i vetëm nga 13 mandatet e PD-së në kryeqytet varet nga vota popullore – dhe ai vend është bërë arenë për një duel të ndjeshëm mes dy prej figurave më të respektuara të Partisë Demokratike: Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti.

Deri më tani, Alimehmeti kryeson me një diferencë të ngushtë prej vetëm 30 votash ndaj Tabakut (5899 me 5869), por qindra zarfa nga diaspora që ende nuk janë numëruar mund të përmbysin gjithçka. Një epërsi minimale, që e bën këtë garë më të paparashikueshmen në këto zgjedhje.

Ky duel ka marrë një rëndësi të veçantë për shkak të profilit të kandidatëve. Alimehmeti, mjek dhe figurë publike me reputacion qytetar, është futur në këtë garë me mbështetjen e drejtpërdrejtë të votuesve, ndërsa Tabaku – ish-deputete dhe eksperte e çështjeve ekonomike – përfaqëson një nga figurat më të formësuara brenda PD-së tradicionale. Ironikisht, asnjëri nuk ishte përfshirë në 12 emrat e sigurt nga lista e mbyllur, për shkak të vendimeve të Sali Berishës për të favorizuar emra të afërt dhe besnikë të linjës së tij.

E njëjta situatë shfaqet edhe në qarqe të tjera ku votat e listës së hapur mund të ndikojnë mbi përbërjen e fundit të Kuvendit. Në Elbasan, Fier dhe Vlorë ka ende kandidatë që shpresojnë të fitojnë përmes votës së drejtpërdrejtë, duke përmbysur hierarkinë e imponuar nga krerët partiakë.

Emrat fitues në çdo qark

 

Tiranë (PS 18 mandate, PD 13, PSD 1, Mundësia 2, Shqipëria Bëhet 1, Lëvizja Bashkë 1)

PS

1. Edi Rama

2. Ogerta Manastirliu

3. Elisa Spiropali

4. Lindita Nikolla

5.  Taulant Balla

6. Adea Pirdeni

7. Albana Kociu

8. Igli Hasani

9. Delina Ibrahimaj

10.  Ilva Gjuzi

11.  Iris Luarasi

12.  Erjon Malaj


13. Blendi Gonxhja, 11871 vota

14. Ervin Hoxha, 8887 vota

15. Erion Braçe, 7383 vota

16. Fatmir Xhafaj, 6320 vota

17. Ornaldo Rakipi, 4517 vota

18. Anila Denaj, 2975 vota

19. Xhemal Qefalia, 2722 vota, por mund ta marrë mandatin Olta Xhaçka mbi bazë gjinore

PD

1. Sali Berisha

2. Edi Paloka

3. Albana Vokshi

4. Belind Këlliçi

5.  Flamur Noka

6.  Jozefina Topalli

7. Besart Xhaferri

8.  Fatmir Mediu

9. Erisa Xhixho

10.  Klevis Balliu

11.  Mesila Doda

12.   Tedi Blushi


13. Jorida Tabaku (5869) & Ilir Alimehmeti (5899)

Mundësia

1.      Agron Shehaj

2.      Erald Kapri

PSD- Albana Pëllumbi

Lëvizja Bashkë- Redi Muçi

Shqipëria Bëhet- Ana Dajko

 

Berat (PS 5 mandate, PD 2)

PS

1. Ervin Demo

2.  Enriketa Jaho


3. Hysen Buzali, 8209 vota

4. Fadil Nasufi, 6327

5. Hatixhe Konomi, 3372 vota (mbi bazë gjinore)

PD

1. Eno Bozdo

2. Zija Ismaili

 

Durrës (PS 8 mandate, PD 6)

PS

1. Klodiana Spahiu

2. Milva Ekonomi

3. Loer Kume

4. Skënder Pashaj

5. Aurora Mara


 6. Arkend Balla, 12249 vota

7. Ani Dyrmishi, 7887 vota

8. Ilir Ndraxhi, 5202 vota, por futet Dorina Laçi mbi bazë gjinore

PD

1. Oerd Bylykbashi

2. Gent Strazimiri

3. Manjola Luku

4. Artan Luku (PAA)

5. Igli Cara


6. Arian Ndoja, 6156 vota

 

Dibër (PS 3 mandate, PD 2)

PS

1.  Blendi Klosi

2.   Alma Selami


3. Agron Malaj, 12616 vota

PD

1.      Xhelal Mziu

2.       Denisa Vata

Elbasan (PS 10 mandate, PD 4)

PS

1.       Arbjan Mazniku

2.       Bora Muzhaqi

3.       Adi Qose

4.       Evis Kushi

5.       Ermal Elezi


6. Sara Mila, 15275 vota

7. Olsi Komici, 8523 vota

8. Saimir Hasalla, 8223 vota

9. Aulona Bylykbashi, 6410 vota

8. Agron Gaxho, 4892 vota

PD

1.       Tomor Alizoti

2.       Edmond Haxhinasto

3.       Klodjana Çapja

4.       Blendi Himçi

(Aurel Bylykbashi mbetet jashtë)

 

Fier (PS 12 mandate, PD 4)

PS

1.      Belinda Balluku

2.      Petrit Malaj

3.      Kiduina Zaka

4.      Erjo Mile

5.      Ana Nako


6. Klevis Jahaj, 11197 vota

7.  Asfloral Haxhiu, 11088 vota

8. Ceno Klosi, 7307 vota

9.Elton Korreshi, 5620 vota

10. Antoneta Dhima, 5085 vota

11.Dhimitër Kruti, 3478 vota

12. Maldrita Bardho, 3334 vota

PD

1.       Gazment Bardhi

2.       Luan Baçi

3.       Saimir Korreshi

4.       Brunilda Haxhiu (futet si kuotë gjinore)

 

Gjirokastër (PS 3 mandate, PD 1)

PS

1.      Mirela Kumbaro



2.      Tërmet Peçi, 9468 vota

3.      Piro Dhima, 6902 vota

PD- Tritan Shehu

 

Korçë (PS 6 mandate, PD 4 )

PS

1.       Niko Peleshi

2.       Romina Kuko

3.       Genti Lakollari


4. Ilirian Pendavinji, 9522 vota

5. Bledi çomo, 9217 vota

6. Arian Jaupllari, 7130 vota, por futet Besa Spaho mbi bazë gjinore

PD

1.       Ivi Kaso

2.       Ledina Alolli

3.       Bledion Nallbati


4. Fidel Kreka,  5602 vota

Kukës (PD 2 mandate, PS 1)

PS

1. Eduard Shalsi

PD

1.  Flamur Hoxha


2.  Shkëlqim Shehu, 7493 vota

 

Lezhë (PS 3 mandate, PD 4)

PS

1. Ulsi Manja

2. Ermal Pacaj


3. Pranvera Skana- 4361 vota ose Aurora Gjeloshi 4033 vota

PD

1. Agron Gjekmarkaj

2. Elda Hoti


3. Gjin Gjoni, 5787 vota

4. Aleksandër Lala, 3189 vota

Shkodër (PD 5 mandate, PS 4, PSD 2)

PD

1.       Luçiano Boçi

2.       Greta Bardeli

3.       Ramadan Lika

4.       Kliti Hoti


5. Bardh Spahia, 9383 vota

PS

1.       Marjana Koçeku

2.       Onid Bejleri

3.       Xhenis Çela

4.       Bujar Rexha

PSD

1.       Tom Doshi

2.       Sabina Jorgo


Vlorë (PS 9 mandate, PD 4)

PS

1.       Blendi Çuçi

2.       Zamira Sina

3.       Erjona Ismaili

4.       Pirro Vëngu


5. Damian Gjiknuri, 10031 vota

6. Vullnet Sinaj, 8757 vota

7. Ardit Bido, 7360 vota

8. Vasil Llajo,  4894 vota

9. Brunilda Mersini, 4892

PD

1.       Bujar Leskaj

2.       Vangjel Dule

3.       Ina Zhupa

4.       Atird Hoxha

Lini një Përgjigje