TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 17:05

Ngjela ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD: Tentativë për sabotim të samitit evropian, me regji nga Moska dhe Beogradi

Shkruar nga Pamfleti

Ngjela ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD:

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar ashpër ndaj protestës së paralajmëruar nga Partia Demokratike për të premten pasdite, duke e quajtur atë një akt të drejtuar nga qendrat antiperëndimore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngjela thekson se pas kësaj proteste qëndrojnë Beogradi dhe Moska, të cilat – sipas tij – po përpiqen të sabotojnë Samitin Evropian që do të mbahet në Tiranë.

“SAMITI i BE-së në Tiranë është një vlerë historike për Shqipërinë dhe prestigjin ndërkombëtar të saj. Të organizosh protesta në të njëjtën kohë është një akt i qartë antishtet,” deklaron Ngjela. Ai i kujton SPAK-ut se një tubim i tillë mund të konsiderohet si krim ndaj rendit kushtetues dhe thërret për vëmendje institucionale.

Avokati, që njihet për qasjen e tij të prerë pro-perëndimore, kërkon gjithashtu nga Kryeministri dhe Policia e Shtetit të veprojnë me përgatitje maksimale për të ruajtur qetësinë dhe imazhin ndërkombëtar të vendit. “Policia është vënë në gatishmëri të plotë, dhe ky akt tregon vlerë për sigurinë kombëtare,” shton ai.

Postimi

Beogradi dhe Moska, kuptohet se po duan të sabotojnë Samitin Evropian në Tiranë me protesta të paligjshme. Samiti Evropian në Tiranë është vlerë e madhe për prestigjin ndërkombëtar të Republikës së Shqipërisë.

Po SPAK e di që nëse një tubim i tillë ndodh në Tiranë, ky është një krim antishtet? Sigurisht që e di. Po kryeministri i Shqipërisë e di këtë, që policia duhet të jetë në aktivitet madhor dhe profesional?

Sigurisht që e di Policia është vënë në gatishmëri të plotë, dhe ky akt tregon vlerë për sigurinë kombëtare. Samiti i Bashkimit Evropian në Tiranë është vlerë e madhe historike për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë.

Lini një Përgjigje