Politike23 Maj 2024, 22:56

Gati prangat në nivel politik, paralajmëron Anduena Llabani: Shumë shpejt arrestohen Monika Kryemadhi dhe Flamur Noka

Shkruar nga Pamfleti

Gati prangat në nivel politik, paralajmëron Anduena Llabani:

Teksa u pyet nëse duhet ose jo t’u jepet prokurorëve të SPAK një mandat i dytë, gazetarja, Anduena Llabani, tha se pas Altin Dumanit qëndron mbështetja e fortë e SHBA, BE dhe një sërë organizatash ndërkombëtare, të cilat luftojnë bashkërisht krimin dhe korrupsionin.

Ajo paralajmëroi operacione të tjera në ditët në vijim dhe arrestime në nivele të larta të politikës.

Ai [Dumani] nuk kërkon mandat nga deputetët. Ai kërkon të drejtën për rikandimin. Pas Altin Dumanit është BE, SHBA dhe një sërë organizmash ndërkombëtar, që luftojnë krimin dhe korrupsionit. Edhe në ditët që do vijnë do kemi arrestime, që janë në nivele të larta politike, si Monika Kryemadhi, Flamur Noka etj”, u shpreh ajo.