
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ishte një nga 43 ligjvënësit opozitarë të pranishëm sot në tryezën e thirrur nga Gazment Bardhi.
Gjekmarkaj sqaron prezencën e tij në takim duke u shprehur se nuk tërhiqet për çfarë ka thënë për Berishën dhe Bashën. Sipas tij, vendit i duhet një opozitë me një lidershqip të ri.
“Si deputet i zgjedhur ne 25 Prill në listat e Opozitës unë i përkas asaj. Sot ishte ftuar e gjithë opozita pa përjashtim, deputetët e listës PD-AN për të folur mbi aksionin opozitar. Unë nuk kam ndryshuar qëndrimin tim për asgjë.
I rri të njëjtës koherence. Nuk kam shkuar te rreshtohem tek Foltorja apo të tërheq çfarë mendoj për Salin Berishën por kam shkuar tek një takim i Opozitës.
Fakt është që Opozita është e ndarë dhe vendi ka nevojë që ajo të jetë e bashkuar e fortë përballë një qeverie të gjithëpushtetshme. Bashkimi nuk është suksesi është minimumi që ajo të ringrihet. Qëndrimi im personal mbetet i palëkundur një opozitë e bashkuar, moderne që di të lexojë shoqërinë dhe ti përgjigjet nevojave të saj por edhe të Shqipërisë për ndryshim.
Ne betejën me Edi Ramën ajo ka nevojë për lidership të ri qe nuk janë as Berisha as Basha por që nuk përjashton askënd në frontin opozitar. Kjo opozitë ka lindur properëndimore dhe duhet të mbetet gjithmonë e tille pas asnjë grimcë konflikti me të”, u shpreh Gjekmarkaj.