Politike 5 Shtator 2023, 14:11

Tryeza me Berishën, Bardhi zbardh 3 vendimet që morën: Ishte takim i nevojshëm!

Shkruar nga Pamfleti
Tryeza me Berishën, Bardhi zbardh 3 vendimet që morën: Ishte
Gazment Bardhi

Bardhi ka zbardhur 3 vendimet që u morën në takimin me Sali Berishën dhe 41 deputetëve të tjerë të PD.

Gazment Bardhi ka folur për gazetarët pas tryezës me Berishën, ku morën pjesë 43 deputetë të opozitës.

Ai tregoi një pjesë të axhendës për sesionin e ri parlamentar, ndërsa shtoi se do të rikonceptohet komisioni i ri i reformës zgjedhore.

Ishte një takim i nevojshëm, i vonuar i deputetëve të opozitës. Sot në takimin me 43 deputetë të PD-së, të Aleancës për ndryshim, kemi caktuar një pjesë të axhendës për sesionin e ri parlamentar. Synimi ynë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Është vendosur si prioritet i punës, të gjithë deputetët e opozitës, të atyre që e ndjejnë veten deputetë, duke vijuan punimet në Komisionet hetimore. Është e papranishme që opozita që ka denoncuar masakrën zgjedhore e 14 majit, që mos të çojë para një pjesë të interesit të opozitës.

Vendimi i parë që morëm është padyshim rikonceprimi i detyrave dhe përbërjes së komisionit zgjedhor. Do paraqesim në nisje të sesionit ngritjen e tre komisioneve hetimore, për koncesionet PPP dhe problematika në shëndetësi, çështja e dytë ka të bëjë me të dhëna personale të qytetarëve, çështja e patronazhistëve dhe dyshimet për ndërhyrje në sistemin TIMS, dhe së treti jemi njohur me të dhëna sesi zyrtarë publike në konflikt interesi marrin vendime për të pasuruar familjarë dhe miq, dhe komisioni do jetë i fokusuar në shpërdorimin e detyrave”, u shpreh më tej.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha u shtriu dorën për bashkim deputetëve të Partisë Demokratike, edhe atyre të rreshtuar nga Lulzim Basha.

Berisha pas mbledhjes së thirrur nga Gazment Bardhi, tha se tani opozita do ti kallë datën Berishës.

 “Ky ishte një hap i parë shumë i rëndësishëm në një proces të pandalshëm, i cili do t’iu japë zgjidhje të gjitha problemeve që janë krijuar.Ky është një takim i 43 deputetëve të dalë nga një aleancë opozitare dhe që vendosin tani në parlament t’i kallin datën Edi Ramës. Asgjë më të moralshme nuk ka sesa beteja kundër Edi Ramës që po shkreton Shqipërinë. Interesat kombëtare janë të parat për çdo opozitar. Janë 620 mijë opozitarë që sot marrin frymë lirisht dhe me optimizëm, sot para tyre çelet një horizont i ri në betejën e vështirë ndaj regjimit.

Sigurisht që këtu nuk ishin deputetët e shtëpisë së Lirisë, të cilët janë opozitarë të vendosur, por ftesa ime është për çdo deputet që është i vendosur kundër këtij regjimi”, tha Berisha.

bardhi berisha