TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 15:18

Gjekmarkaj kapet me Olsian Çelën: Diskurs paradoksal, prokuroria nuk i sheh patronazhistët

Shkruar nga Pamfleti

Gjekmarkaj kapet me Olsian Çelën: Diskurs paradoksal, prokuroria nuk

Vijojnë debatet në Kuvend sa i takon raportimit të institucioneve të pavarura. Pak më herët raportoi Kryeprokurori Olsian Çela dhe në kuadër të fjalës së tij ka reaguar Agron Gjekmarkaj.

Ai i cilësoi përgjigjet e Kryeprokurorit si një diskurs paradoksal.

Diskursi i prokurorit të Përgjithshëm ishte një paradoks. Organet e huaja, në raportet e tyre, si OSBE/ODIHR, vënë re se patronazhistët kanë bërë kredinë në zgjedhje, kurse Prokuroria nuk e sheh këtë. Administrata publike, drejtorët ushtruan presion për votën në zgjedhje, kurse organet e drejtësisë së vendit tim për fat të keq nuk e shohin”, tha deputeti i PD-së.

 

Lini një Përgjigje