Politike 1 Qershor 2023, 11:40

Gjinushi justifikon shkrirjen e Akademisë së Albanologjisë: Ardhja pranë nesh rrit bashkëpunimin shkencor

Shkruar nga Pamfleti

Gjinushi justifikon shkrirjen e Akademisë së Albanologjisë:

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka justifikuar vendimin e ministrisë së Arsimit për transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike.

Sipas tij kjo do të rrisë bashkëpunimin dhe lehtësojë kërkimin shkencor shqiptar.

“Do të punohet për të rritur kapacitetin intelektual në kërkimin shkencor në tërësi. Ardhja e ASA-s pranë nesh lehtëson punën shkencore dhe rrit bashkëpunimin.

Ligji për arsimin e lartë rregullon funksionimin e shkollave të larta. Atëherë ASA s’duhet të zgjidhte ose të bëhet shkollë e lartë ose të dalë nga institucionit. Pjesën e shkollës së lartë ASA nuk e do as vetë. Sepse ajo do e linte Shqipërinë pa Institute Albanalogjike.”, tha Gjinushi.

Ndërsa i pyetur nëse ky vendim është qokë e radhës që ju bën Ministria e Arsimit, pasi ju latë partinë për Akademinë, ai tha:

Bashkimi i dy akademive është një koncept i gabuar, akademia e studimeve nuk është shkollë e lartë. Vendimi i qeverisë është vendim emancipues, por në fakt largohet nga politika dhe vjen te shkencat. Qëllimi ynë është që institutet të vijnë siç janë, për tu forcuar. Këtë herë do punohet për të rritur kapacitetet shkencore, dhe jo fuqizim individësh as i asamblesë së shkencave. Akademia kryen misionin numër 1 të saj. Qeveria jo parezitent, ka qenë skeptike por u bin se kjo është rruga e vetëm për reformimin e akademisë. Akademia mori rolin e avokatisë për të financuar 3 projektet madhore. Kërkojmë të bashkëpunojmë së bashku për 3 projektet madhore, e bën më të mundshëm dhe e ligjëron.  Konflikti që ka ASA me ministrinë e Arsimit nuk është për shkakun tonë”, tha ai.

 

skënder gjinushi shkrirjen e akademisë së albanologjisë