Politike28 Shkurt 2024, 16:09

Gjyqi ndaj Belerit, avokatët: Përgjimet në kundërshtim me ligjin, kanë filluar pa u regjistruar procedimi penal

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi ndaj Belerit, avokatët: Përgjimet në kundërshtim me

Sot po mbahet seanca e radhës për gjyqin ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Në seancën e mëparshme të zhvilluar më 13 shkurt, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, i cili akuzohet për blerje votash.

Avokatët e Belerit thanë se përgjimi është i pa autorizuar nga Prokuroria dhe Gjykata kompetente, teksa theksojnë se përgjimi ka filluar pa u regjistruar procedimi penal. Sipas tyre, përgjimet dhe filmimet ambiantale janë bërë në kundërshtim me ligjin.

“Veprimet e vëzhgimit dhe te përgjimet ambientale janë të papërdorshme pasi janë bërë në kundërshtim me ligjin.

Procesverbalet e këqyrjeve e ri transkriptimit e veprimeve të përgjime e janë të papërdorshme pasi përgjimi është i papërdorshëm i marrë në kundërshtim me ligjin neni 226.

Nuk janë autorizuar nga prokuroria e gjykata kompetente, përgjimi ka filluar pa u regjistruar procedimi penal”, shprehet avokatët.

Ndërkohë para gjykatës kanë shkuar mbështetësit e tij në shenjë proteste.