Politike28 Shkurt 2024, 14:24

"Nuk duhet të luajmë me zjarrin", Rama: Rusia mund të nisë luftë në Ballkan!

Shkruar nga Pamfleti
"Nuk duhet të luajmë me zjarrin", Rama: Rusia mund të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se në Ballkanin Perëndimor ka një rrezik real nga agresioni rus dhe se nuk duhet luajtur me zjarrin. 

Rama nënvizoi në një konferencë të përbashkët me presidentin Volodymyr Zelensky në samitin që po mbahet në Tiranë, se nuk duhet të përsëritet e shkuara ku vihen në pikëpyetje themelet e rendit botëror.

"Për mua është përgjigja më e qartë për faktin se ku mund të shkojë bota nëse në ndjekim logjikën e Putinit për justifikimin e një lufte. Duke i bërë thirrje të shkuarës. Kjo është perandoria mongoleze Rusia është brenda saj. Ai që e publikoi këtë erdhi pas intervistës së Putinit. Merreni me mend sikur në këtë rajon të gjithë t’ja nisin të mendojnë që ti shohin marrëdhëniet ndërkombëtare të mbështetura në harta. Do të ishte një luftë që nuk do të merrte kurrë fund. Jo të gjithë po e kuptojnë sot se për Putin të sulmojnë Ukrainën nuk ka të bëjë vetëm Ukraina, por është një sulm kundër bashkësisë së vendeve demokratike. Jo se Rusia do të pushtojë Gjermaninë, por nëse kjo logjika e ndezjes së një lufte bazuar në lavditë e kohëve të shkuara e hartat e një kohe tjetër, ne nuk do të jetojmë më në botën që njohim por më i fuqishmi do të vendosë e të drejtat do të minohen.

Ajo që po ndodh sot në Ukrainë është një tjetër mësim që na thotë se nuk duhet të biem pre e relativizmit të këtij konflikti, të dy palëve. Ka një agresor dhe ka një viktimë. Gjithçka tjetër është çorientuese. Ne së bashku ndamë disa mendime, nuk jemi një rajon pa probleme. nëse do të ndezësh një luftë e ke të vështirë të gjesh histori, apo një mesazh që mbështete në lavditë e së shkuarës. Jetojmë në një terren ku është derdhur shumë gjak për shkak të luftës kundër njëri tjetrit. Duhet të vazhdojmë që të punojmë së bashku ën një mënyrë të tillë për atë që është interes i përbashkët i joni, por në mënyrë paqësore. Na duhet të forcojmë demokracinë tonë. Po ka një rrezik të qartë e real për Ballkanin perëndimor për shkak të agresionit rus. Të gjithë duhet ta shohin se ajo që po ndodh atje mund të përsëritet në mënyra të ndryshme duke vënë në pikëpyetje themelet e rendit botëror të mbështetura në rregulla. Kjo është mesjetë! E shoh Ukrainën lidhjen me këtë komunitet vendesh që aspirojnë të futen në BE si një vlerë e shtuar. Lufta mund të ndodhë nuk duhet të luajmë me zjarrin. Duhet të ruajmë një mendim të qartë. Nuk ka të bëjë vetëm më Ukrainën por me ne."- tha Rama.

 

edi rama