Politike28 Shkurt 2024, 14:52

Çfarë fiton Shqipëria duke ndihmuar Ukrainën?

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë fiton Shqipëria duke ndihmuar Ukrainën?
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencë me Presidentin e Ukrainës, se paketat e mbështetjes nuk janë hua apo pjesë e ndonjë biznesi.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se vendi ynë do të bëjë gjithçka për të ndihmuar Ukrainën.

Sipas tij, kërcënimi ekzistencial nuk është vetëm për Ukrainën, por është ‘kërcënim ndaj gjithçkaje që ne duam të jetë e ardhmja jonë’.

“Së pari ne e kemi mbështetur Ukrainën edhe me paketa mbështetje të cilat nuk janë hua dhe nuk janë pjesë e ndonjë biznesi. Pa asnjë dyshim i kemi bërë dhe do bëjmë gjithçka që mundemi. Ne jemi të vetëdijshëm që për atë front lufte kjo është diçka e vogël.

Ky nuk është kërcënim ekzistencial për Ukrainën, por është kërcënim ndaj gjithçkaje që ne duam të jetë e ardhmja jonë.

Ka pasur shumë sanksione kundër Rusisë, por ne e dimë që varësia nga gazi rus nuk është kaq e thjeshtë. Rritja e çmimeve, rritja e kostos së jetesës në vendet më të pasura janë pjesë e planit për ta bërë opinionin publik që të thotë “nuk duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha Rama.
Po ashtu kryeministri u ndal edhe tek integrimi i Shqipërisë duke thënë se “BE nuk është parajsë, por nuk ka asnjë diskutim që është një ferr i gëzueshëm”

“Llogaria është e qartë, për ne ky është kyçi. Ne po kërkojmë të bashkohemi në BE, të kemi bashkëpunim me këtë rajon. Ballkani Perëndimor është i vetmi realitet, ndryshe nga Ukraina. Ne jemi brenda BE fizikisht, por jemi jashtë politikisht. Ndaj duam të integrohemi me këtë trup. Nuk duam të shohim këtë organizëm të shpërtheje. BE nuk është parajsë, por nuk ka asnjë diskutim që është një ferr i gëzueshëm. Nuk është një ferr i përgjakshëm” u shpreh kreu i qeverisë.

edi rama ukraina