TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shtator 2025, 13:45

Rregullorja dhe Komisionet, Balla i përgjigjet PD: Konsultimet bëhen në Këshillin për Rregulloren

Shkruar nga Pamfleti

Rregullorja dhe Komisionet, Balla i përgjigjet PD: Konsultimet bëhen

Mazhoranca dhe opozita kanë ndarë qëndrime të ndryshme në mbledhjen e thirrur nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, me drejtuesit e grupeve parlamentare sa i takon ndryshimeve të Rregullores së Parlamentit.

E ndërsa opozita pretendon se i gjithë procesi nuk është kushtetues dhe nuk respekton as afatet kohore, ndërsa akuzon mazhorancën se nuk i ka vënë në dispozicion as draftin e propozimeve, Partia Socialiste e konsideron plotësisht të rregullt këtë proces.

“Ne mendojmë se konsultimet bëhën në Këshillin për Rregulloren e Mandatet dhe me të drejtë Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kërkoi që nga momenti kur u zgjodh në këtë detyrë, që të konstituohej ky këshill.

Jemi në një situatë e cila nuk është shumë e parashikuar nga Rregullorja”, tha Balla.

Në vijim ai shtoi se çështja e ndryshimit të Komisioneve parlamentare nuk ndodh për herë të parë. Ai solli në vëmendje inicimin e bërë 4 vite më parë po në Parlament.

“Kuvendi duhet të ketë një organizim të ri, me 11 komisione, që ti përqasemi edhe nevojës për momentet historike ku ndodhemi në raport me BE-në.

Na duhet që brenda javës të shqyrtohen edhe dekretet për Qeverinë dhe programin e saj. Na duhet të kemi gati edhe Konferencën e Kryetarëve, na duhet që të kemi edhe Komisionet, pasi Konferenca e Kryetarëve kryesisht përbëhet nga kryetarët e Komisioneve Parlamentare.

Është domosodoshmëri që të kalojmë këto etapa dhe gjatë javës të përfundojmë të gjitha proceset e tjera”, tha Balla.

 

Lini një Përgjigje