
Socialistët kanë zyrtarizuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, që sanksionojnë ngritjen e 11 komisioneve të përhershme parlamentare, 7 prej të cilave do të drejtohen nga mazhoranca e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë 4 komisione do të drejtohen nga opozita.
Struktura e re në organizimin e Kuvendit është prezantuar në mbledhjen e Asamblesë së PS-së në 11 shtator, ndërsa Parlamenti pritet të formalizojë ndryshimin, pasi mjaftojnë vetëm 71 vota për të miratuar ndryshimet.
Opozita nga ana e saj pretendon se mazhoranca nuk po respekton afatet kohore, duke kërkuar minimalisht 1 javë kohë për të diskutuar mbi ndryshimet. Por Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar socialist, tha se Kuvendi duhet të konstituojë Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet, e vetmja strukturë në Parlament, ku mund të diskutohen ndryshimet dhe të dakordësohen.


Komisionet që do drejtohen nga socialistët
1- Komisioni për Ekonominë Punësimin dhe Financat – drejton mazhoranca Milva Ekonomi
2- Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – drejton mazhoranca Ulsi Manja
3- Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- drejton mazhoranca Bledi Çuçi
4- Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qendrueshëm – Drejtohet nga mazhoranca Anila Denaj
5- Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – drejton mazhoranca Blendi Klosi
6- Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – Drejton mazhoranca Igli Hasani
7- Komisioni i ri për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – drejton mazhoranca Fatmir Xhafaj
8-Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore - Damian Gjiknuri
Lini një Përgjigje