TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2025, 14:55

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz!

Shkruar nga Pamfleti

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar

Në seancën e sotme plenare, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka bërë një replikë të fortë në Kuvend, ku iu përgjigj akuzave të opozitës dhe në veçanti ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e përmendi si “zotëria i 21 janarit”.

Duke iu referuar raportimeve dhe debatit për Kontrollin e Lartë të Shtetit, ministri theksoi se ish-kryeministri Berisha po tenton të manipulojë publikun.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton në Kuvendin e Shqipërisë, jo përpara qeverisë. Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka ardhur të bëjë politikë me qeverinë.

Qeveria jep llogari përpara këtij Kuvendi, kur përdoren ato instrumentet e kontrollit parlamentar, ashtu siç dinë t’i përdorin deputetët brenda kornizës ligjore dhe rregullative dhe përpara zgjedhësve.

Sapo ka dhënë llogari më 11 maj dhe shikoje se si është shumëfishuar.

Ndërkohë, zotëria i 21 janarit i ngatërron qëllimisht binarët e kontrollit parlamentar me veprimtarinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që është veprimtari e nderuar, por që sot ka ardhur të japë llogari përpara këtij Kuvendi qëllimisht, sepse ka një përgjegjësi të madhe publike, qoftë ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit, që me mish e me shpirt është përpjekur ta nënshtrojë kur ka qenë kryeministër.

Por qoftë edhe përpara qytetarëve të këtij vendi, sepse, siç po e shikoni sot, diskutohet për barazinë, dhe ai zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë, duke torturuar, duke hequr njerëz nga puna, vetëm pse ishin socialistë”, tha Toni Gogu.

2 Komente

  1. C
    Celsi

    Toni Gogu eshte antikapat keto jane filizat e Rilindjes, te ketij kllounit kryeminister. Aty flitet per abuzimet sipas raportit te KLSH Gogu i permend Berishes 21 Janarin, po PS eshte ne pushtet beni drejtesi apo dhe tani keni justifikimin e ndarjes se pushteteve. Ju jeni te mbaruar, Gogu kthehu si kancelar gjykate se edhe ate s'dije ta beje.

    1. R
      Romeo

      Kancelar Gjykate në Tirane, jo në Berat. Idiot i noterizuar, dhe hajdut i Agjensise se Sigurimit të Depozitave(ASD). Bythelepires i Balles dhe Veliajt.

      Lini një Përgjigje