TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2025, 14:42

"SPAK t'i vendosë shiritin rrethues ministrisë", Baçi: Rama, autori i aferës së tunelit të Llogarasë

Shkruar nga Pamfleti

"SPAK t'i vendosë shiritin rrethues ministrisë",

Seanca parlamentare ku po diskutohet raporti vjetor i KLSH-së për vitin 2024 vijon.

Deputeti demokrat Luan Baçi iu drejtua qeverisë duke thënë se diskutimi i raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit vjen në fazën më kulminante të degradimit të shtetit, të bërë njësh me pushtetin tuaj.

Ai u shpreh se SPAK duhet t’i vendosë shirit godinës së ministrisë, pasi shkeljet e zv/kryeministres dhe Balluku dhe vartësit e saj janë të mëdha. Ata janë të pandehur për aferën korruptive 190 milionë euro të tunelit të Llogarasë.

Baçi tha gjithashtu se Balluku është masha, ndërsa autori i kësaj afere është vetë Rama dhe sipas tij, kjo është arsyeja që ai nuk e shkarkon.

"Jo vetëm si opozitë, por për të gjithë shqiptarët, kërkojnë që kryeministri të marrë përgjegjësinë më minimale duke e shkarkuar zonjën në fjalë, si dhe ajo të dorëzojë imunitetin. Por a mund ta bëjë një gjë të tillë ky kryeministër? Duket se e ka të pamundur. E ka të pamundur sepse është vetë ai autori i kësaj afere, ashtu si dhe shumë e shumë afera të tjera. Zëvendësja e tij është deri në fyt, por s'është gjë tjetër veçse masha e tij", u shpreh Baçi.

Lini një Përgjigje