TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2025, 13:39

KLSH raporton aferat në Kuvend, qeveria "Rama 4" braktis sallën

Shkruar nga Pamfleti

Raportimi i aferave dhe abuzimeve të institucioneve ka sjellë debat në Kuvend mes PD dhe PS, me ministrat që zbrazën menjëherë sallën e Kuvendit.

KLSH raporton aferat në Kuvend, qeveria "Rama 4" braktis
Kuvendi “zbrazet” kur raporton kreu i KLSH-së

Kreu i Këshillit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu raportoi sot për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të shkuar në Kuvend.

Shehu tha se institucioni që ai drejton ka çuar në Prokurori 35 materiale për hetime të mëtejshme.

“Gjatë vitit 2024 janë depozituar 13 kallëzime penale, të cilat përfshijnë rastet kur auditimi ka konstatuar veprime apo mosveprime në shkelje të ligjit. Në kuadër të detyrimit ligjor dhe institucional, KLSH ka vënë në dispozicion të Prokurorisë 35 materiale për hetime të mëtejshme“, tha Shehu.

Ky raportimi i aferave dhe abuzimeve të institucioneve ka sjellë edhe debat në Kuvend mes PD dhe PS, me ministrat që zbrazën sallën e Kuvendit.

KLSH raporton aferat në Kuvend, qeveria "Rama 4" braktis

“Kreu i KLSH-së raporton në këtë Parlament për t’ju informuar ju se si qeveritarët qendrorë dhe vendorë, përdorin paratë e taksave tuaja, pasuritë e vendit. Ministrat ia mbathin një nga një”, tha kryedemokrati Sali Berisha, pas fjalës së kreut të Këshillit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu.

“Ku i ke pastor?”, iu drejtua ai socialistit Damian Gjiknuri për kolegët e tij.

“Në burg”, iu përgjigj ai me ironi.

”Bravo të qoftë që qëndrove, ta them hapur, ky është një turp mor! Të parët që duhet t ë merrnin fjalën ishin ata që kanë administruar në 67 miliardë në 12 vjet para të taksapaguesve shqiptarë. Ja ku janë, shiheni! Një akt vetë-akuze, pranimi të të gjitha vjedhjeve që kanë bërë”, tha Berisha.

Për këtë reagoi edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu që replikoi ndaj kryedemokratit Sali Berisha.

“KLSH raporton para Kuvendit, jo qeverisë. Jep llogari para Kuvendit dhe zgjedhësve”, tha ai.

Duke filluar nga kryeministri Edi Rama që mungonte i pari në Kuvend,në sallë nuk ishin të pranishëm ministrat:

-Belinda Balluku, zv.kryeministër dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë;

-Albana Koçiu, Ministre e Punëve të Brendshme;

-Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

-Petrit Malaj, Ministër i Financave;

-Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;

-Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;

- Mirela Kumbaro, Ministre e Arsimit;

-Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

-Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit;

-Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;

-Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes;

-Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

- Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;

kuvendi “zbrazet” kur raporton kreu i klsh-së

4 Komente

    1. m
      mona

      a u bera merak dhe une per DIELLEN

      1. A
        A

        Mund të më sqarojë kush, cili person e ka lënë Dielën me barrë. Ky pis njëri nuk ndal as para hologrameve.

        1. F
          Feti Dema

          'Rilindja po plas'. " Si na i futi Ky? Si nuk e përzgjodhëm njeriun e 'duhur'? Por do gërmojmë mase gjejmë ndonjë 'mbërtheckë'. Po kafe nuk kanë pirë 'Këta', me kundërshtarët tanë politik? Do ti çojmë këtë hetuesin e ish sistemit, se ky me shikim të parë të 'ngordh'. Kryetar komisioni Anti SPAK dhe njëherësh edhe Kryetar Komisioni Anti K.L.SH. U bënë 'Këta' ti" tregojnë babait arat". "Ne jemi nona". Pjesë nga biseda e qeverisë mbas braktisjes së Parlamentit.

          Lini një Përgjigje