
Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato ka bërë thirrje për miratimin e ligjit për barazinë gjinore. Lidhur me këtë ka reaguar kreu i PD, Sali Berisha.
Ai ka kundërshtuar ashpër duke thënë se PD respekton orientimin seksual të çdo njeriu, por nuk mund t’i impononi shoqërisë shqiptare standarde të shumëfishtë gjinore.
Berisha shtoi se ambasadori i BE ka marrë vendimet e tij personale dhe se nuk dëshiron të merret fare.
“Bëri thirrje? Kush e bëri thirrjen… aaa në rregull. Ambasadorit të Bashkimit Europian i them kaq un, zotëri ne absolutisht respektojmë orientimin seksual të çdo njeriu. Por përpjekjet tuaja për të imponuar shoqërisë shqiptare standarde përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare. Edhe në statusin tënd ti je binar. Ka marrë vendimet e tij personale, nuk dua të merrem fare. Ligji nuk ka asnjë të përbashkët, le tu thotë shqiptarëve cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, apo nuk a folur fare zëdhënësi i tij. Janë 21 vende të BE që nuk kanë ligj të tillë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje