Politike 3 Maj 2023, 22:54

Hapja e "Dosjes Tropoja" tërbon Berishën, sulmon Zylfie Haklajn: Je vrasëse, ekzekutove 2 persona!

Shkruar nga Pamfleti
Hapja e "Dosjes Tropoja" tërbon Berishën, sulmon Zylfie
Sali Berisha dhe Zylfie Haklaj

Në një emision, Berisha foli për herë të parë për Dosjen Tropoja dhe ka sulmuar familjen Haklaj, duke i cilësuar si bandë kriminale...

Hapja e Dosjes Tropoja ka tërbuar Sali Berishën. Pak ditë më parë SPAK mori në pyetje Aishe Haklajn, e cila për 12 orë dha dëshmi dhe dorëzoi prova përvëluese ndaj Berishës. Si duket ky i fundit është trembur.

Në një emision ai foli për herë të parë për këtë dosje dhe ka sulmuar familjen Haklaj. Berisha u shpreh se njëra nga motrat Haklaj, Zylfia është vrasëse dhe ka vrarë 2 njerëz në mes të kafenesë. Sipas tij, Haklajt kanë kryer më shumë vrasje në Tropojë se 100 vjet të marra së bashku.

Njëra prej tyre është vrasëse e mirëfilltë, Zylfia, ka vrarë në mes të kafenesë 2 vetë dhe absolutisht ajo ka vrarë. Është bandë shtetërore. Ishin kapitenë, oficerë, të gjithë me grada ishin ata. Ata e nxjerrin se sipas tyre i kam vrarë unë. Vërtetë janë vrarë shumë, por kanë vrarë shumë më tepër dhe vrasjet e tyre janë më të shumta se të 100 viteve të marra se bashku në Tropojë. Tropoja ka qenë vend me shumë pak vrasje”, tha Berisha.

Berisha tha se nuk ka asnjë njohje me Haklajt, të cilët i cilësoi bandë shtetërore me uniformë. Sipas tij, Haklajt i manipulonte Fatos Klosi, njeriu që iu vuri minat dhe i vrau.

Ata nuk kanë asnjë lidhje me mua. Kanë qenë shumë të lidhur me të majtën. I manipulonte Fatos Klosi edhe pse iu vuri minat. Me mina u vranë një pjesë, nuk ua vunë kundërshtarët. Ua vunë pasi u vranë punonjësit e OSBE dhe ua vuri shteti. E ka sjellë në SPAK Klosi me Ramën që të bëjnë zhurmë. SKAP është parti, e mbajtën në PS. Haklajt u vranë shumë. Por edhe ata kanë vrarë më shumë, ishin bandë shtetërore me uniforma. Si do kem frikë unë nga ata? Ajo është në misionin e SKAP”, tha Berisha.

Padia ndaj Berishës u bë një vit më parë. Muharrem dhe Zyflie Haklaj, akuzojnë Sali Berishën dhe 14 emra të tjerë si të përfshirë në vrasjen e djemve të kësaj familje. Dje dëshmoi në SPAK për 12 orë, Aishe Haklja, vajza e madhe familjes, e cila bën përgjegjës për vrasjet, Sali Berishën.

Në padinë që babai dhe motra e saj kanë dorëzuar, Berisha akuzohet si përgjegjës në shumë episode, ndërkohë që ata kanë kërkuar të thirren si dëshmitarë një numër i madh personash. Po ashtu ka dhe prova shkencore, audio dhe video, si dhe një dëshmitar sekret që hedhin dritë mbi këtë ngjarje dhe lëkundin pozitat e Berishës.

SPAK-ut i është kërkuar të pyeten me cilësinë e dëshmitarit shtetasit Muharrem Haklaj, Hamdi Haklaj, Ajshe Haklaj, Zylfije Haklaj, Jaho Mulosmani, Izet Haxhia, Manush Selivrada, Drenicë Haklaj, Bujana Basha, Luljeta Selivrada, Bylbyl Lanaj, Hazir Dega, Nuredin Dega, Sokol Koçiu, Azgan Haklaj, Is Selim Kërrnaja, Ali Gjoni, Besnik Vidrica, Shpend Ali Mulosmani, Ndue Gjeloshi, Gjykë Nokashiqi, Latif Nokashiqi, Fatmir Daka, Fatmir Arif Arifaj, Gani Kërrnaja, Avdi Buçpapaj. Gjithashtu në kallëzimin penal thuhet se do të deklarohen të tjerë persona pasi të ketë filluar procedimi penal, sepse janë të rrezikuar me jetë nëqoftëse do të deklarojnë për sa kanë parë. /Pamfleti

berisha haklaj