TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2023, 22:23

Berisha tenton të justifikojë lobimin në SHBA: Charlie Black mendon se u shpalla “non grata” padrejtësisht, nuk kam dhënë asnjë lekë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha tenton të justifikojë lobimin në SHBA: Charlie Black

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për çështjen e lobistit amerikan të kontraktuar prej tij për të sqaruar shpalljen “non grata” nga SHBA.

Berisha u shpreh se nuk bëhet fjalë për lobim por për hetim, të cilin miku i tij, një ish-eksponent republikan e ka marrë përsipër ta bëjë pas asnjë pagesë.

Kryetari dhe themeluesi i grupit që drejton punën për Berishën beson se klienti i tij është ndaluar në mënyrë të pandershme për të hyrë në SHBA dhe dëshiron që Kongresi të hetojë këtë çështje. Kjo është e vërteta e hetimit, jo lobimit. Unë i kam bërë letër çdo kongresmeni, të cilëve nuk u kam kërkuar asgjë por u kam thënë se ky vendim është shkelje flagrante e ligjit të kongresit. Është republikan dhe fund ka qenë shef strategjist i Mckain, ia kam shpjeguar dhe ka qenë i bindur për pafajësinë time. Më tha do ta marr përsipër pa asnjë pagesë, se nuk mund ta tolerojë që një mik i tij të ndalohet pa të drejtë”, sqaroi Berisha.

Por edhe pse Berisha tregon se është pa para, në fakt kompania në fjalë merr mijëra dollarë për kontratë dhe është pak e pabesueshme që dikush të lobojë vetëm se ka bindjen e Saliut i kanë rënë në qafë kot.

berisha lobime

Lini një Përgjigje