TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2025, 11:52

“Hapni sytë ooo çuna, Vlora ka arritur majat”/ Socialistja bëhet meme në rrjet: Mos kërkoni gjë, hënën s’ua japim dot (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Hapni sytë ooo çuna, Vlora ka arritur majat”/
Kandidatja e PS

Teksa vendi ka hyrë në pikën kulmore të fushatës elektorale, për zgjedhjet e 11 majit, duket se kandidatët në Partinë Socialiste janë jashtë realitetit me të cilën hasen shqiptarët e thjeshtë.

I tillë është edhe rasti i një qytetare, e cila e sheh Vlorën në maja dhe banorët e qytetit bregdetar nuk mund të kërkojnë ndryshime, shkruan Ora News.

Ndërsa më tej ajo vazhdon me një qasje arrogante teksa iu thotë pjesëmarrësve se hënën nuk mund të ua sjellin në tokë dhe se ata të bëhen shkencëtar si Anjshtani.

“Dëgjoni, më vjen keq, por nuk mund të kërkoni ndryshime në Vlorë dhe Vlora do bëhet më mirë! Sepse hapni sytë o çuna, o goca, o vlla o motra, hapni sytë! Vlora ka arritur majat! Hënën nuk mund të ua japin se nuk e marrim dot hënën dhe ta sjellim në tokë. Si mund ta sjellim? Bëhu Anjshtanji! Ik bëhu shkencar (shkencëtar), bëhu shkencëtar që mund të na çosh në hënë.

Në këto 4 mandate që PS ka dhënë, bërë dhe është në Vlorë, ka bërë ndryshime”, tha kandidatja e PS.

kandidatja e ramës bëhet meme

Lini një Përgjigje