TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Tetor 2025, 10:49

Harrohen përplasjet për UÇK, Mbreti Charles bënë bashkë Ramën dhe Kurtin në Londër

Shkruar nga Pamfleti
Harrohen përplasjet për UÇK, Mbreti Charles bënë
Kurti dhe Rama teksa takojnë Mbretin e Anglisë, Charls III

Teksa pak ditë më parë u përplasën në distancë në lidhje me një protestë që u zhvillua në Tiranë për ish-liderët e UÇK-së, kryeministri Edi Rama është takuar më homologun e tij kosovar, Albin Kurti.

Kryeministri shqiptar shfaqet afër Kurtit, në një pritje për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, që u mbajt dje në Londër.

Në foto shihet dhe mbreti Charles i Britanisë së Madhe, që takohet me kryeministrin Kosovar, Albin Kurti dhe Rama.

Harrohen përplasjet për UÇK, Mbreti Charles bënë

Në këtë samit marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, si edhe përfaqësues të vendeve të BE-së dhe të Britanisë së Madhe, e cila këtë vit ka kryesinë e procesit.

Për herë të parë në këtë format merr pjesë dhe kancelari gjerman Friedrich Merz. Qeveria gjermane e konsideron Procesin e Berlinit si një “histori suksesi”, thuhet në një njoftim zyrtar në prag të samitit të Londrës.

“Qeveria gjermane do ta vazhdojë këtë proces si pjesë e angazhimit të saj për Ballkanin Perëndimor një rajon me rëndësi strategjike për Evropën”, thuhet në njoftim.

edi rama kurti londër

Lini një Përgjigje