
Arlind Boshku, anëtar i grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Durrësit, ka reaguar publikisht pas vendimit për përjashtimin e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se familja e tij ka qenë e angazhuar prej më shumë se 35 vitesh në Partinë Demokratike, duke kontribuar në fushata dhe struktura organizative pa synuar përfitime personale.
Boshku e konsideron vendimin ndaj tij si të pajustifikuar dhe të pakuptimtë, duke argumentuar se arsyeja reale lidhet me qëndrimet e tij kritike dhe kërkesat për reflektim të brendshëm, si dhe për vendosjen e meritokracisë në parti.
Sipas tij, përjashtimi është lidhur zyrtarisht me një takim që ai ka zhvilluar me ish-deputetin Ervin Salianji, por ai këmbëngul se ky nuk përbën një arsye të vërtetë për një masë të tillë.
Ai ka hedhur poshtë gjithashtu pretendimet për bashkëpunim me Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke theksuar se ka qenë aktiv në terren në mbështetje të Partisë Demokratike.
Në reagimin e tij, Boshku ngre shqetësime për funksionimin e brendshëm të partisë, duke përmendur mungesë transparence dhe presione për kontribute financiare. Ai shton se një forcë politike nuk duhet të trajtohet si pronë private dhe se vendimmarrja duhet të mbetet në dorën e anëtarësisë.
Reagimi i plotë:
Prej 35 vitesh familjarisht kemi kontribuar për Partinë Demokratike.
Kemi qenë aty në çdo betejë: anëtarë komisionesh, pjesë e çdo fushate, drejtues seksionesh e grupseksionesh, nën kryetar dege dhe sot sekretar dege.
Gjithmonë me një parim: pa kërkuar asgjë në këmbim dhe luftë me shpenzimet tona.
Por e vërteta duhet thënë.
Ndërkohë që ne mbulonim fushatat me kontributet tona, drejtues dhe kandidatë i kanë trajtuar këto sakrifica si pronë private pa transparencë, pa përgjegjësi dhe pa asnjë mbështetje reale për strukturat në terren.
Dje morëm një vendim absurd: përjashtimin tonë nga Këshilli i PD-së.
Arsyeja? Një drekë me Ervin Salianjin.
E vërteta është tjetër.
Prej muajsh kemi kërkuar reflektim për humbjet e njëpasnjëshme dhe vendosjen e rregullave të qarta për meritokracinë dhe promovimin brenda partisë.
Kemi kërkuar diçka elementare: që anëtarët të vendosin për lidershipin, jo lidershipi të përzgjedhë anëtarët sipas interesit për të mbajtur peng partinë.
Shpifjet se ne nuk jemi më me PD janë qesharake.
Ne kemi qenë dhe jemi në terren, në fushatë, dhe në çdo përballje politike.
Ajo që nuk pranojmë është heshtja përballë dështimit dhe abuzimit.
Për më tepër, është e papranueshme që para edhe pas zgjedhjeve të kërkohen “kontribute” financiare pa asnjë transparencë apo dokumentacion sic Nul Moka kërkon.
Partia nuk mund të trajtohet si biznes privat dhe as si mjet për luksin e disa individëve. Ne nuk do paguajme dhe veshjet miliona lek apo luksin e shfrenuar te drejtuesve te opozites qe duhet te kishin kulmin e modestise per shkak te varferise qe kane demokratet te cilet per shkak te gabimeve te ketyre kane 13 vjet ne Opozite!
Partia Demokratike është e demokratëve, jo e një grupi që kërkon ta mbajë të uzurpuar.
Investim tim në PD nuk e heq dot askush as ti o Nul Lepurush.
Cuditerishte strumullari i Tradhetise ndodhet ne Durres,jo pa shume kuptime,se ne keto 13-14 vite gjithcka ka ndodhur nga Durresi e Rrethinat e tije….!!!