
I injoruar totalish nga protestuesit, kryeministri Edi Rama dhe partia që ai drejton duket se po monitorojnë me imtësi protestën për të gjetur momente ose incidente të ndryshme për t’i përdorur më pas ato çaste për të prishur imazhin e protestuesve.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, Rama ka reaguar në lidhje me një video të postuar nga protesta sot në Tiranë, ku disa persona i heqin një djali nga dora flamurin e LGBTQI. Rama i cilësoi protestuesit si bullizues.
“Kjo nuk është Shqipëria në të cilën ne besojmë dhe sigurisht nuk është Shqipëria që po ndërtojmë si një anëtare krenare e familjes evropiane. Solidaritet i plotë me djalin që është bërë objekt bullizmi. Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet apo të vihet në shënjestër për faktin se është ndryshe. Turp për bullizuesit”, shkruan Rama.
Lini një Përgjigje