TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Gusht 2025, 14:05

“Heroi im, Gazment Bardhi”, këshilltari i PD nxjerr postimin e Flutura Açkës: Me djem të tillë e kemi gatuar fitoren (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
“Heroi im, Gazment Bardhi”, këshilltari i PD nxjerr postimin e
Flutura Açka dhe Gazment Bardhi

Deputetja demokrate, Flutura Açka ditën e sotme ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PD Gazment Bardhit, se po krijon përçarje brenda demokratëve.

Por, ndaj postimit të deputetes ka reaguar këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu.

Ai ka rikujtuar një postim të bërë në vitin 2021 nga Açka, e cila i drejtohej Bardhit me superlativa.

“Heroi im: Gazmend Bardhi. Sa ditë plot emocione e prani njerëzore e mbrëmje miqësore nën shtjellë duhani kemi ndarë në këto javë! Me djem të tillë pastër, të qeshur, të mençur, shpirtbukur e profesionistë dhe të pakompromis, e kemi gatuar fitoren dhe do të garantojmë një qeverisje të shëndetshme nesër”, shkruante Açka në një postim disa kohë më parë.

“Heroi im, Gazment Bardhi”, këshilltari i PD nxjerr postimin e

Lini një Përgjigje