TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Gusht 2024, 19:40

Hetimet e SPAK, Ilir Meta kërkon shpëtim te Nikola Gruevski?

Shkruar nga Pamfleti
Hetimet e SPAK, Ilir Meta kërkon shpëtim te Nikola Gruevski?
Meta me kryeministrin Mickoski dhe me ministrat e Transporteve dhe Mbrojtjes

Duket se Meta po merr leksione nga “miqtë” e tij maqedonas se si t’i mbijetojnë aksionit të prokurorisë.

Ilir Meta ka rikthyer edhe një herë në skenë raportet e tij të shkëlqyera me ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski dhe besnikët e tij në VMRO.

Pak muaj më parë, kur u fol se ishte prerë bileta e arrestimit, Ilir Meta dilte në konferenca dhe përmendte Gruevksin. Teksa në një intervistë deklaroi se e ka mik dhe madje kanë kontakte të vazhdueshme mes tyre.

Për ata që nuk e dinë, Gruevski është dënuar disa herë në Shkup dhe është i vetmi ish-kryeministër në rajon që u arratis duke i shpëtuar burgut. Ai ka marrë azil në Hungari. Por duket se lidhjet e tij me Metën janë ende solide.

Presidenti i Partisë së Lirisë, ka zhvilluar një vizitë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme. Ai atje është takuar me besnikët e Gruevskit, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe njëkohësisht liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, ministrn e Transporteve Aleksandar Nikoloski dhe ministrin e Mbrojtjes Vlado Misajlovski. Meta i cilëson ata miq.

Mes miqsh të mrekullueshëm sot në Ohër!  I lumtur t'ju uroja Fitoren nga afër Kryeministrit dhe Liderit të VMRO, z.Hristijan Mickoski, Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Transporteve z.Aleksandar Nikoloski dhe Ministrit të Mbrojtjes, z.Vlado Misajlovski. Kurrë nuk kam dyshuar në Fitoren e këtij ekipi të mrekullueshëm, me karakter dhe shumë vizion. Ata i mbijetuan persekutimeve më mizore por kurrë nuk u dorëzuan dhe Fituan! Diskutuam edhe për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 dhe jam i lumtur të dëgjoja novitetet e programit të tyre ekonomik. VMRO nën lidershipin e Hristijan Mickoskit jam i bindur se do të jetë shembulli më i mirë se si një parti i shërben popullit të saj dhe e fuqizon qytetarin”, shkruan Meta.

Nëse shohim mesazhin e tij, duket qartë se Meta kërkon të heqë një paralele mes fatit të tij dhe atij të Gruveskit apo VMRO: “Ata i mbijetuan persekutimeve më mizore por kurrë nuk u dorëzuan dhe Fituan”.

Pra duket se Meta po merr leksione nga “miqtë” e tij maqedonas se si t’i mbijetojnë aksionit të prokurorisë. Apo mos vallë po merr leksione arratisje nga Nikola Gruevski?

Vetë kreu i PL ka thënë se do përballet me drejtësinë, por kur burgu afron të gjithë i mbushin poturet dhe largohen nga sytë këmbët. Nuk e dimë se çdo bëjë Meta, por nga ky takim mesazhi është shumë i qartë: Së pari ai po afrohet me filorusët në rajon dhe së dyti po merr këshilla nga Gruevski për t’i shpëtuar burgut. /Pamfleti

Lini një Përgjigje