TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2023, 10:45

Hetimet për Ahmetajn, Spiropali-opozitës: Po bëni gjyq politik, hajdutët të shkojnë aty ku e kanë vendin!

Shkruar nga Pamfleti
Hetimet për Ahmetajn, Spiropali-opozitës: Po bëni gjyq
Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur opozitës lidhur me akuzat e tyre ndaj qeverisë për hetimet ndaj Arben Ahmetajt.  Spiropali mbrojti kryeministrin dhe i kërkoi SPAK të vijojë punën me drejtësi

Ministrja ka krahasuar drejtësinë në kohën e Berishës me të Ramës ku tha se nuk ka argument që mund ta bëjë pis për raportet e tij me institucionet.

Sigurisht që ju jeni mësuar me kryeministër që për drejtësinë ka folur por s’ka vepruar. Rama se përdor si armë drejtësinë, hanxhar, as për politkë, s’bën politikë lë institucionet e drejtësisë të bëj punën e tyre.

Drejtësi, jo politikë.Të gjitha garancitë ligjore ne i kemi dhënë. Kemi bërë ndarje nga politika me drejtësinë. Bën gjyqin politik pa fakte, ne e kemi bërë ndarje Gazi dhe me gjithë respektin që kam për ty, fjalën do e marr sa herë që gjykoj se e drejta këtu po gjykohet. Për Ramën s’ka argument që e bën atë pis në raport me drejtësinë. Unë uroj që ata të mos kompleksohen por të bëjnë punën e tyre, për këtë e kemi votuar reformën në drejtësi. Hajdutët të shkojnë aty ku e ka vendin meqë bërtiti njëri nga fundi hajduti të kapin hajdutin.”-thotë Spiropali.

elisa spiropali

Lini një Përgjigje