TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2026, 14:04

Hetimi i SPAK për AKSHI-in, Berisha: Rama detyrohet të bëhet dëshmitar i rremë, drejtuesja është Linda e Surrelit

Shkruar nga Pamfleti
Hetimi i SPAK për AKSHI-in, Berisha: Rama detyrohet të bëhet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp tha se kryeministri Edi Rama është dëshmitar i rremë sepse deklaroi se ish-drejtoresha e AKSHI-t në hetim nga SPAK banon në shtëpi me qira, por ndërkohë sipas tij rezulton se ajo ka vila në Palasë dhe Qerret.

Sipas Berishës, Rama nuk pranon që të shkojë në SPAK pasi në të vërtetë pas aferave në AKSHI qëndron bashkëshortja e tij, Linda Rama.

“Ju e dëgjuat se Edi Rama sillet nga Linda te Belinda, nga Belinda tek Linda. Kjo është e vërteta. Tani ky dëshmitari i rremë u tha shqiptarëve se Mirlinda e AKSHI-t e gjora që na banonte në një shtëpi me qira, kaq e gjorë ishte. Dëshmi absolute të besueshme të njerëzve, bashkëpunëtorëve të ngushtë të saj, të atij që e ka marrë shofer dhe e ka bërë zv drejtor të përgjithshëm del se ka dy vila në Palasë dhe një vilë në Qerret dhe apartamente në Tiranë. Çështja shtrohet a thirret në SKAP ky dëshmitar i rremë që mashtron shqiptarët dhe u thotë shqiptarëve që është kaq e varfër dhe banon me qira. Ai nuk pranon të shkojë, por shqiptaret duhet ta dinë. Pse Edi Rama detyrohet të bëhet dëshmitar i rremë i pasurive të Mirlindës? NJë njeri mizogen dhe brutal. Çfarë e shtyn atë të bëhet avokat i Mirlindës? Atë e shtyn fakti se Linda e vërtetë e AKSHI-t është Linda e Surrelit. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

hetimi i spak për akshi-in berisha

Lini një Përgjigje