TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2026, 13:56

Kërkesa për uljen e taksës së qarkullimit, Karakaçi: Po shqyrtojmë subvencionimin e naftës

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa për uljen e taksës së qarkullimit, Karakaçi:

Rritja e kostos së karburantit ka rikthyer në vëmendje çmimet e transportit publik, ndërsa qeveria nuk ka ende një vendim të qartë për mënyrën e ndërhyrjes.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, konfirmoi se ekzekutivi po zhvillon takime me përfaqësuesit e transportit, pas kërkesave të tyre për rishikim tarifash. Ai pranoi se në tryezë është edhe mundësia e rikthimit të subvencioneve për naftën, një skemë e përdorur më herët, por pa dhënë një afat konkret për vendimmarrje.

Paralelisht, qeveria përmend masa që i ka prezantuar më herët për kontrollin e çmimeve, ndërsa shoqatat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për të përballuar kostot.

“Jo më larg se para rreth dy orësh bashkë me ministren e Ekonomisë dhe bashkinë e Tiranës ishin në takim me shoqatat e transportit. Situata e krizës dhe çmimeve është duke u ndjekur me kujdes. Qeveria ka njoftuar disa plane masash, si ngritja e Bordit të Transparencës dhe akcizën.

E dimë që gjatë 2022 janë marrë disa akte subvencioni sa i përket shoqatave, ky element po diskutohet përsëri. Por jemi duke e marrë në konsideratë bashkë me propozime të tjera të bëra nga shoqatat e transportit.”, tha ai.

subvencionimi i naftes

Lini një Përgjigje