Politike22 Shkurt 2024, 21:20

“Hoqën dy ndalesat e draftit fillestar”, Bardhi i përgjigjet Manjës: Doni të amnistoni të korruptuarit!

Shkruar nga Pamfleti

“Hoqën dy ndalesat e draftit fillestar”, Bardhi i

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka analizuar projektligjin e Amnistisë Penale i cili nuk u fut në rendin e ditës sot në Kuvend, sepse nuk kishte 84 votat.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Bardhi iu përgjigjur Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja që sot e akuzoi gënjeshtar kur deklaroi se amnistia synon të amnistojë zyrtarët e korruptuar. Bardhi tha se grupi parlamentar i PS-së ka hequr dy ndalesat e ligjit për zyrtarët e dënuar nga hetimet e SPAK-ut.

Manja e ka nga eksperienca, që po gënjeve një herë dy herë dhe tre herë, kthehet në karakteriale. Me sa duket ministri Manja e ka karakteriale. E kuptoj sikletin ku ndodhet. Ka marrë përsipër një propozim të Ramës dhe përfiton nga fakti që njerëzit nuk i hyjnë në detaje ligjit të amnistisë.

Drafti ka patur atë që ka qenë gjithmonë në amnistitë penale, që zyrtarët dhe subjektet pjesë e hetimeve dhe gjykimeve nga SPAK dhe GJKO, nuk përfitojnë amnisti. U keqpërdor një amendament i një kolegu ynë, për 24 orë ngatërruan dynjajë duke e shitur si amendament të opozitës. Kur gënjeshtra i doli sheshit, tani na akuzkojnë se gënjyem ne. Dy ndalesat e draftit fillestar janë hequr.  Nuk ka asnjë arsye të gënjejmë për këtë. Kemi thënë se në parim e mbështesim amnistinë, nëse Kuvendi do të funksiononte në një normalitet, do ta votonim.

Sot kam dëgjuar një shpjegim të zotit Basha pse nuk do ta votojë amnistinë dhe qëndrimi i tij mu duk korrekt. Edhe zoti Basha ka mbajtur qëndrimin që nuk duhen aministuar zyrtarët e korruptuar”, tha Bardhi.

bardhi