TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2023, 12:59

Idrizi sulmon kandidatin e Berishës: Fredi Bejleri ka qëndrime antishqiptare!

Shkruar nga Pamfleti
Idrizi sulmon kandidatin e Berishës: Fredi Bejleri ka qëndrime

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka komentuar vendimin e tij për të kandiduar vetëm në zgjedhje. Ai u ndal edhe te thirrja që bëri ndaj shqiptarëve për të mos votuar kandidatin e Berishës për Himarën, Fredi Bejleri.

Sipas Idrizit, shqiptarët nuk duhet të votojnë një njeri që del edhe bën fushatë me flamurin e Vorio Epirit dhe që ka qëllime antishqiptare.

Himara nuk është zonë minoritare edhe këtë e ka thënë edhe Berisha para pak kohësh dhe nuk ka asnjë punë që në një bashki shqiptare të vendosësh një kandidat të minoritetit. Është e palogjikshme që në një bashki jo minoritare të vendosësh një kandidat të minoritetit. Akoma lë më shumë për të dëshiruar që kandidati të jetë Fredi Bejleri, i cili është një person i njohur për rekorde dhe qëndrime antishqiptare.

Ai është i dënuar nga Athina për masakrën e Peshkëpisë, është dënuar nga Gjykata e Vlorës për dhunim të simboleve kombëtare dhe bën fushatë duke pasur flamurin e Vorio Epirit. T’ia vendosësh këtë njeri shqiptarëve nga një parti politike do të ishte lajthitje në rastin më të mirë dhe në më të keqin një gabim shumë i rëndë.

Jo vetëm që nuk mund të vendoset një kandidat një njeri i tillë por i bëj thirrje Prokurorisë dhe shërbimit informativ kombëtar që të ndërhyjnë dhe të mos lejojnë shfaqje të tilla që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë”, tha ai një intervistë për mediat.

shpëtim idrizi fredi bejleri

Lini një Përgjigje