TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2023, 20:13

Igli Cara: Durrësi duhet ta planifikojë të ardhmen pa etiketën "Dubai"!

Shkruar nga Pamfleti
Igli Cara: Durrësi duhet ta planifikojë të ardhmen pa

Turi i fushatës së “Bashkë Fitojmë” ka vijuar sot në Durrës, ku janë prezantuar kandidatët për bashkitë Durrës, Shijak e Krujë. Kandidati Igli Cara, në fjalën e tij u shpreh se Durrësi duhet ta planifikojë të ardhmen pa etiketen "Dubai". Cara tha se durrsakët do të votojnë më 14 maj ndryshimin, ndërsa shtoi se bashkia do u kthehet qytetarëve.

Ai shtoi se vendimet në të mirë të qytetarëve do të merren me referendum, çka do t’i japë fund arrogancës së deritanishme të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ai ka renditur edhe pikat e programit të tij elektoral dhe punët që do të bëhen në të mirë të qytetarëve të Durrësit.

Ne ia dolëm së bashku të bëjmë një fushatë model e të mbanim gjallë opozitarizmin në Durrës, përballë makinacioneve të mazhorancës. Ne ia dolëm që ëndrrat e shpresën për Durrësin e së nesërmes ta planifikonim së bashku. Ia dolëm të bëjmë mbarë demokratët dhe për këtë Durrësi është model. Sepse Durrësi jemi ne! Bashkë kemi bindjen që ndryshimi i madh më 14 maj do nisë nga vota juaj. Bashkë kemi bindjen se do kthejmë bashkinë e uzurpuar nga grupi Dako-Sako tek qytetarët. Do marrim me referendum të gjithë vendimet e rëndësishme për qytetarëve duke i dhënë fund arrogancës së piktorit dhe klientelizmit të betonit të mëtejshëm të qytetit, përçudnimit të vijës bregdetare përmes velierës dhe projektit Rama-Dako –Sako të shkatërrimit të Portit nën etiketën “Dubai-Alabbar”, tha Cara.

igli cara 14 maji

Lini një Përgjigje