Politike10 Maj 2023, 12:49

Pse thërrasin VIP-a kur i kanë punët mirë?

Shkruar nga Pamfleti

Pse thërrasin VIP-a kur i kanë punët mirë?

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kreut të qeverisë duke i thënë se nuk do të flenë gjumë por do ta bëjnë edhe natën-ditë.

Ilir Meta gjithashtu ka ironizuar edhe Erion Veliajn, për të cilin thotë se kujdeset vetëm për VIP-at, jo për qytetarët e thjeshtë.

“Kur i kanë punët kaq mirë, pse thërrasin VIP-a? se kanë braktisur qytetarët. VIP-at jetojnë në zona rezidenciale pa trafik. Por 1 milionë banorë e dinë që s’i duhet kryebashkiaku që kujdeset për VIP-at, por për ata, për prindërit e të moshuarit”, tha Meta.

Ditët e fundit kryebashkiaku i Tiranës ka rekrutuar emrat më të njohur të skenës dhe ekranit në një aksion të vërtetë propagandistik duke i bërë të ndryshojnë edhe bindjet politike.

Edhe fanatikët e Partisë Demokratike, kanë dalë duke falenderuar Veliajn për gjërat që ai ka bërë për ta.

Lista përfshin kryebashkiakë të qyteteve italiane dhe të Athinës; Rita Orën, Andi Lilën, Çiljeta Xhilagën dhe shumë e shumë të tjerë. Veçse (thuajse) të gjithë kanë një përbashkët. Jo, nuk është besimi në një forcë politike. Asnjë prej tyre nuk voton në Tiranë, e disa as në Shqipëri.

vipat veliaj meta tirana