Ambasadorja Yuri Kim, e pranishme në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në kuadër të 110-vjetorit të saj, shprehu indirekt pakënqësinë për situatën në të cilën ndodhet drejtësia dhe kërkoi që të bëhet më shumë punë.
Në fjalën e saj, ambasadorja Kim theksoi progresin e bërë nga reforma në drejtësi dhe nevojën për integritet dhe profesionalizëm në plotësimin e tre vendeve të mbetura në Gjykatën e Lartë.
Ajo ripohoi gjithashtu angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Gjykatën dhe për të reduktuar numrin e lëndëve të mbetura. Ambasadorja Kim vuri në dukje se duhet më shumë punë për të garantuar drejtësinë në kohë që populli shqiptar e kërkon dhe e meriton.
“Sikurse e dinë të gjithë pas 3 viteve është koha për një ambasador të ri dhe të gjithë e kemi parë procesin që është zhvilluar në Washingon. Reforma në drejtësi dhe angazhimi i SHBA për të mbështetur Shqipërinë nuk ka për të ndryshuar. Ju mund të ndryshoni ambasador, por kjo gjë nuk ka për të ndryshuar. Themeli i reformës së drejtësisë është ndarja e gjyqësorit nga ndikimi politik, por kjo është e pamundur nëse mbizotërojnë modelet e vjetra”.-tha Yuri Kim.
Por kur votimet vendore janë në prag dhe kur politika vijon të jetë lojtari kryesor ambasadorja i kujton kujtdo mbi të drejtën për të votuar, pa u shitur
“Kemi parë raportime për blerjen e votash dhe për shitje votash dhe shpresojmë që autoritetet ligjzbatuese do ta bëjnë punën e tyre. Dhe në fakt nëse dikush është duke thënë se po blen vota për një parti politike, kjo parti politike duhet të ndërmarrë veprime”.-u shpreh ambasadorja.
2/3 In her speech, Ambassador Kim highlighted the progress made by justice reform and stressed the need for integrity and professionalism in filling the remaining three seats on the High Court. pic.twitter.com/R6mFGvaRXl
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) May 10, 2023
Lini një Përgjigje