Politike10 Maj 2023, 18:26

“Të ëmës së Gjiknurit i vodhën 6 milionë euro”, Berisha akuza qeverisë: Rama fluturon si Sheik! Balla ka 54 udhëtime të paguara nga një trafikant

Shkruar nga Pamfleti

“Të ëmës së Gjiknurit i vodhën 6 milionë

Gjatë një takimi elektoral me qytetarët në Lushnje, ish kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë se i ka sjellë vendit varfëri dhe shpopullim, teksa sulmoi kryeministrin Rama se bën shpenzime të mëdha për udhëtimet e tij jashtë.

Berisha nuk la pa akuzuar edhe kreun e grupit parlamentarë të PS, Taulant Balla për të cilin tha se 54 udhëtime me avion ja ka paguar një trafikant i njohur.

Ish kryeministri nuk u ndal aty, por vazhdoi me akuza edhe ndaj Gjiknurit, për të cilin tha se të ëmës së tij ju vodhën në shtëpi 6 milionë euro, të cilat sipas tij ajo i mbante të fshehura pasi ishin të gjitha të vjedhura nga i biri.

Për çdo qytetar, për secilin prej jush, për çdo të pakënaqur, me këtë regjim shkohet nga e keqja në zi. A nuk kërkoi ky më parë, më jepni mua tepsinë. A nuk u vërsul me tërbim për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve? A nuk përdori bordet për të rritur çmimet? A nuk rriti energjinë për bizneset në 220 lekë, kur asnjë kilovat/orë nuk prodhohej nga nafta. KLSH ka konstatuar se Rama ka vjedhur 122 miliardë lekë në 9 muaj me qeverinë e tij. Të ecësh para me Ramën do të thotë të ecësh përpara drejt greminës, të vraposh drejt varfërisë, të vraposh drejt shkatërrimit të shërbimeve, të shëndetësisë, arsimit, biznesit. A është jetik ndryshimi sot? Pak vite më parë njerëzit e ndienin se duhej ndryshimi.

Por pati nga ata që mendonin se Edi Rama do të sillte ndryshimin. Rama jo vetëm që nuk solli ndryshimin, por solli përkeqësimin e gjendjes ekonomike për shqiptarët. Sot Shqipëria me një buxhet 5 miliardë euro në vit, mbështet me ndihmë ekonomike vetëm 20 % të banorëve të saj që kanë nevojë për ndihmë. Cili është motivi i Edi Ramës? “Nuk vdes kush për bukë këtu”, është motivi i Ramës.

Për vete Rama udhëton si sheik, asnjë udhëtim kancelari i Austrisë me avion në dispozicion, kurse zotëria me dhomë gjumi luksoze. Por çfarë i solli Shqipërisë ky përveçse përzuri 1/3 e shqiptarëve nga Shqipëria? Çdo demokrat dhe i paparti duhet ta dijë që Edi Rama do të shkojë në bankën e të akuzuarit me McGonigal dhe e pret fati i tij. E garantoj se do të dënohet për të gjitha firmat e tij. Ka sjellë këtu një përfaqësues të bandave, një Taulant me shumë mbiemra, i cili vetëm nga një trafikant ka të paguara 54 udhëtime me avion. Urdhëroni kush janë këta. Gjiknurin e ëma e të cilit nuk ishte fshehur 500 mijë si Alda Klosi, por 6 milionë euro ju vodhën asaj në shtëpi, të gjitha të vjedhura nga i biri. Me këta Rama do të mashtrojë shqiptarët. Unë ju bëj thirrje për të nxjerrë në votime çdo lushnjar. A e dëgjoni ju si thërret në çdo takim që të mos dilni në takime, ka frikë dhe tmerr nga vota juaj”, u shpreh Berisha.

berisha akuza gjiknurit balla