TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2023, 14:15

Ilir Beqaj nën hetim për shpërdorim detyre, Qyno: Dy prokurorët e SPAK e mbajtën me hatër!

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Beqaj nën hetim për shpërdorim detyre, Qyno: Dy
Ilir Beqaj

Masa detyrim paraqitje dhe jo burg për Beqajn, sipas gazetarit Elton Qyno tregon se SPAK e ka toleruar dhe mbajtur me hatër. 

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka vendosur me kërkesë të SPAK-ut caktimin e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Vendimi vjen pas hetimit për çështjen e sterilizimit dhe është marrë të enjten më 16 Nëntor. Një ditë më vonë, më 17 Nëntor, masa e sigurisë është ekzekutuar nga BKH-ja dhe policia.

Masa detyrim paraqitje dhe jo burg për Beqajn, sipas gazetarit Elton Qyno tregon se SPAK e ka toleruar dhe mbajtur me hatër.  Qyno shkruan në Facebook se dy prokurorët e SPAK e shpëtuan edhe herën e parë edhe herën e dytë.

Ma hëngri sapllakën... Por sërish e kanë toleruar e kanë mbajtur me hatër. Dy prokurorët e SPAK e shpëtuan herën e parë e shpëtuan dhe herën e dytë, në burg nuk e çuan.

Hajduti i hajdutëve në Ministrinë e Shëndetësisë. Ali Baba.”-ka shkruar Qyno.

 

ilir beqaj spak

Lini një Përgjigje