Ilir Meta ditën e sotme ka mbajtur një fjalim të gjatë plotë 2 orë në Konvetën Kombëtare, por në asnjë moment nuk ka përmendur kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, të cilin e sulmon prej dy javësh.
Në fjalimin e tij ai sulmoi hapur ndërkombëtarët, ku tregoi rastin me ambasadorin italian, për të cilin tha se do e shpallte ‘non grata’.
“McGonigalët mendojnë se ne jemi popull pulash dhe thoni shkeleni Kushtetutën dhe bëjeni fërtele. Kështu e bëni ju i betoni anëtarët e Gjykatës Kushtetuese tek Lana. E zgjidhni prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota nga 84 që e ka Kushtetuta. Turp Turp Turp për McGonigalët.
Do e kisha shpall ‘non grata’, por vetëm për marrëdhëniet me Italinë nuk e bëra, të dalë ambasadori i Italisë dhe të diskutojë për dekretin e presidentit, ku ndodh kjo? Le të guxojë ndonjë ambasador në Shqipëri të diskutojë dekretet e Bajram Begajt unë i pari do t’i tregoj vendin e do të mbledh të gjithë Shqipërinë përpara asaj ambasade”, tha Meta.
Ai gjithashtu theksoi se Konventa nuk ishte kundër Monika Kryemadhit, me të cilën ka pasur sulme të njëpasnjëshme.
"Si largohet Monika është deputete dhe mund të zgjidhet deputete se herë të dojë. Besoj se ka mbi 20 mijë vota dyfishin e Boçit. Është anëtare. Do i japim fund nepotizmit, pasi e solli LSI në atë situatë dhe ndihmoi mafien për fat të keq të kapi pushtete. Kjo nuk është konventë kundër Monikës, por për 5 prioritetet", tha ai.
Fjalimi i gjatë i Metës kishte në përbërje të tij edhe histori të shumta gjatë kohës kur ka qenë kryeministër, përpara vitit 2005, apo edhe në koalicion me Ramën dhe gjatë mandatit të Presidentit. Të shumta ishin referencat që ai përdorte prej Stalinit e Leninit, apo edhe Churchil.
Në fund Meta u shpreh se kam nevojë për dashuri pa kushte që të vijojë betejën kundër Ramës dhe sistemit të korruptuar.
Lini një Përgjigje