TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Maj 2025, 13:20

Ilir Meta planifikon të garojë me siglën e PL në zgjedhjet lokale? Berisha: Aleanca ishte për 11 majin

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta planifikon të garojë me siglën e PL në zgjedhjet

Kreu i PD, Sali Berisha është pyetur nëse ka një krisje me Ilir Metën pasi ky i fundit po mendon që në zgjedhjet lokale të hyjë me siglën e Partisë së Lirisë.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e tij. Ai gjithashtu theksoi se koalicioni me të ishte për zgjedhjet e 11 majit.

“Ilir Meta është një i burgosur politik. Për PD-ASHM ai është një i burgosur politik. Pastaj për zgjedhje të tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjen e vetë. Kjo aleancë ishte për këto zgjedhje”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje