
Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, gjatë takimit në Berat, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, nuk ka kursyer batutat dhe ironizimet në drejtim të partive opozitare, qofshin ato në koalicionin e drejtuar nga Sali Berisha, ashtu edhe partive të reja.
Rama tha se e ardhmja e kënetës është Ilir Vrenozi, duke thumbuar kështu korçarin që u shfaq dje në mitingun e Sali Berishës në Korçë, ndërsa më parë kishte refuzuar një ftesë për kafe nga kryeministri.
“E ardhmja e kënetës është Ilir Vrenozi. Në qytetin që quhet Parisi i Vogël, që mbante erë Europë para luftës së Dytë Botërore, në qytetin e serenatave dhe karnavaleve, ju e patë se kush e mori pushtetin e kënetës, Ilir Vrenozi. Ai është lideri i vërteti i kënetës, ajo gjuha e tij, brutaliteti i tij është e vërteta. Ju e patë se çfarë ndodhi dje në Korçë, e patë bufin dhe Ilir Vrenozin. E patë sesi u ekzaltua gjithë salla kur ai bënte aluzione erotike për mua. Se këneta e ka shumë thellë kompleksin e inferioritetit. Edhe të diskutosh mes Partisë Socialiste dhe Ilir Vrenozit është si të diskutosh në Mars të 1992, midis PD-së dhe Partisë Komuniste të Hysni Milloshit”, tha Rama.
Në vijim, Kryeministri tha se Sali Berisha ta harrojë se në 11 maj do të realizojë rikthimin e 3-të.
“Buf për herë të tretë Shqipëria as nuk merr më në krah dhe as do e konsiderojë më. Në 1992 fitoi se Shqipëria nuk kishte zgjidhje tjetër. Në 2005 e mori pushtetin jo se fitoi, por nga përçarja e së majtës. Tani ta harrojë se do të mund të ketë rikthimin e 3-të”, tha Rama.
Në fjalimin e tij, kreu socialist i kushtoi pak minuta vëmendje edhe partive të reja, që i krahasoi me disa zogj të vegjël që kanë dalë.
“Ata më heqin mallin e Sudes, Rrapush Xhaferrit. Ata e bëjnë detin kos. Ata thonë na jepni votën ne se këtu nuk do ketë as çmime të larta, as korrupsion. Në fakt jepini votën atyre që të marrin atë karrigen në Parlament. Dalin e thonë kemi lista të hapura, ndërkohë që kanë futur krushqi e familjarë aty.
Po përveç atyre është edhe Luli. Është i pari në histori që ka një koalicion tek pullë. Ai do të na mungojë, do të na mungfojë si artist”, tha Rama.
Lini një Përgjigje