TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2025, 17:08

Lapaj: S’ia japim votat PS-PD për qeverinë pas 11 majit, do ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme!

Shkruar nga Pamfleti

Lapaj: S’ia japim votat PS-PD për qeverinë pas 11 majit, do ta

Drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, u shpreh sot se nëse votat e forcës së tij politike do i duhen njërës nga partitë e mëdha për të bërë qeverinë pas 11 majit, nuk do ua japë, por do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, për të zhvilluar zgjedhjet e para të ndershme në Shqipëri.

Dhe nëse Rama apo Berisha i fitojnë ato zgjedhje të ndershme nën qeveri tranzicioni, atëherë ai do u shtrëngojë duart të dyve dhe do vijojë të bëjë opozitën.

Lapaj ishte i ftuar sot në ‘Studio Live’ në Report Tv, teksa shpjegoi programin politik dhe elektoral të koalicionit që drejton bashkë me Endri Shabanin, ecurinë e fushatës deri tani dhe problematikat.

Në zhvillojmë takime të përditshme, 3-4 çdo ditë. Programi ynë është i qartë, për të çliruar Shqipërinë. Sistemi është marrë peng nga dy partitë e mëdha dhe kanë vendosur mure të mëdha dhe kanë penguar forcat e reja politike. Ne po tentojmë e synojmë ta shembim këtë mur të lartë dhe ta çajmë. Diaspora mbetet për t’u parë, kemi punuar shumë, kemi hartuar edhe ligjin që e kemi çuar në Kuvend dhe kemi luftuar shumë fortë për këtë. Por kjo mbetet për t’u parë më tej”, tha ai.

I pyetur nëse do i bashkonin votat e deputetëve që do fitojnë më 11 maj për qeverinë e re, Lapaj e mohoi kategorikisht.

Ky vend nuk ka nevojë për paterica të radhës që i shërbejnë njërës apo tjetrës parti. Tashmë e dimë se në këtë vend hidhen lekë për blerje votash, administrata angazhohet në zgjedhje, të fortët bashkohen me partinë në pushtet për t’u angazhuar me votimet. Ne do kërkojmë dhe kemi marrë si vendim që me votat tona nuk do shkojmë në qeverisje, por do e çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme. Pra për t’i dhënë vendit një qeveri, zgjedhje të lira e të ndershme.

Do jepet mesazhi se administrata s’do përdoret më për zgjedhje dhe të fortët nuk do kenë më mbështetjen e partisë në pushtet për të manipuluar vota apo për t’i blerë ato. Ne do e çojmë zgjedhje të parakohshme, me qeveri tranzicioni, Shqipëria ka nevojë të ndahet njëherë e mirë nga ky tranzicion i stërgjatur dhe gjendjen ku ndodhet Shqipëria”, u përgjigj kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Lini një Përgjigje