Politike16 Tetor 2023, 18:05

Inaugurimi i Kolegjit të Evropës në Tiranë, Von der Leyen: Dhuratë e madhe që BE po i jep Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Inaugurimi i Kolegjit të Evropës në Tiranë, Von der Leyen:

Sot në Tiranë u përurua hapja e Kolegjit Evropian, ku morën pjesë liderët e BE.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh se në mënyrë simbolike kjo do ta shoqërojë Shqipërinë drejt BE. 

Gjatë fjalës së saj, Von der Leyen tha se kjo është një dhuratë e madhe që BE po i jep Shqipërisë.

“Kryeministri Rama tha pse të mos ketë kolegji i Evropës degën në Tiranë. Që nga ai moment unë thashë çfarë ideje fantastike, Na u deshën 9 muaj për të ardhur deri ketu. Faleminderit Federicka. Ky është një moment i veçante dhe për mua përfaqëson Evropën në momente më të mira. Në këtë kolegj të Evropës do të kemi studentë nga Shqipëria, BE, Ballkani.

Të rinjtë do të flasin për shndërrimin që ka pësuar BE, do të jenë ambasadores e ardhshëm të ndryshimeve në BE. Kjo do të jetë dega e tretë e Kolegjit të Evropës.

Kampusi i dytë u hap në Poloni në 1990 dhe në mënyrë simbolike e shoqëruan Poloni dhe vendet e tjera drejt BE dhe jam e sigurt se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Shqipërinë. 

Ky kampus është dhuratë e madhe nga Europa për Shqipërinë. Por jo vetëm kjo, por një dhuratë e madhe që Shqipëria po i jep Europës. Në këtë vend modern plot energji. Faleminderit që na keni mirëpritur këtu si kolegj Europe”, tha Ursula von der Leyen.

dhurate shqiperi be