TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 13:44

Integrimi në BE/ Macron frenon Ramën dhe vendet aspirante, apel kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave

Shkruar nga Pamfleti

Integrimi në BE/ Macron frenon Ramën dhe vendet aspirante, apel

Presidenti francez ka bërë thirrje për bashkëpunim për të luftuar trafikimin, korrupsionin dhe pastrimin e parave.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbajtur fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian të mbajtur në Tiranë.

“Paqe, diplomaci dhe unitet”, ishte kjo thirrja e presidenti francez. Ai u shpreh gjithashtu se është i rëndësishëm ndërtimi i një koalicion shteti dhe organizatash ndërkombëtare për të luftuar trafikun edhe në porte dhe lumenj.

Macron theksoi se duhet t’i sjellim siguri njerëzve tanë, sa i përket emigracionit të paligjshëm, apo trafikimeve.

“I gjithë ky trafikim është i ndërlidhur dhe na duhet bashkëpunim konkret për sigurinë”, tha presidenti francez.

“Unë shpresoj që fort të ketë një traktat paqe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Dhe ne e mbështesim këtë gjë. Më tej duhet mbështetur Moldavia ndaj agresionit të përditshëm nga Rusia dhe duhet mbrojtur në raport me zgjedhjet e ardhshme se e dimë sa ndërhyrje ka. Po ashtu është me rëndësi që ne mbështesim përparimet. Njerëzimi, Kina, India, Lindja e Mesme të gjithë i kanë sytë nga ne. Ne nuk mund ta bëjmë këtë nëse mbetemi të heshtur në raport me Gazën.

Na duhet paqe, demokraci, unitet për demokracinë tonë. Për të qenë të besueshëm na duhet një reagim i përbashkët. Pra Evropa ka shumë më rëndësi sot, sa i takon trajtimit të sigurisë tonë. Pra duhet t’i sjellim siguri njerëzve tanë, sa i përket emigracionit të paligjshëm, apo trafikimeve që bëhen. Do doja të ndërtonin në koalicion për të luftuar trafikun edhe në porte. I gjithë ky trafikim është i ndërlidhur dhe na duhet bashkëpunim konkret për sigurinë”, tha ai.

Lidhur me sigurinë ekonomike, Macron tha se duhet të rrisim bashkëpunimin duke hequr barrierat tregtare. Ai u shpreh se "duhet bërë më shumë edhe për integrimin rajonal dhe për zgjerimin. Duhet të veprojmë ndaj konkurrencës së pandershme, kështu do të jemi më të fortë po të rrimë së bashku".

Lini një Përgjigje