TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 13:35

"Europa është në sfidë sigurie", Macron mesazh nga Tirana: Për të arritur paqen, duhet të bashkohemi!

Shkruar nga Pamfleti
"Europa është në sfidë sigurie", Macron mesazh nga
Emmanuel Macron ne Samitin Politik ne Tirane

Presidenti i Francës, Emanuel Macron gjatë fjalës së tij në Samitin Politik Europian në Tiranë, kërkoi që sfidat e ndasitë në Europë t’i përballojmë bashkë.

Nga Tirana, Macron tha se Putin nuk e do bashkëpunimin, dhe se duhet këmbëngulur për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë. 

“Edi, iu referove rilindjen ilumunizmit, jemi këtu sot në kohëra ku jetët e vendeve tona i sjell pak seriozitet këtij takimi duke patur parasysh sa e lartë është steka. Ka një sfidë të gjithë sigurisë së Europës dhe të mbledhurit përtej BE.

Dhe kjo na jep shansin e një kontinenti më të gjerë. Të përballemi me sfida. Përparësia politike është gjeostrategjike, ka edhe kërcënime të unitetit.

Zelensky e di sa shumë jemi krah tij solidarë. Është e rëndësishme të mbështetet armëpushimi, Rusia nuk e do kete armepushim oret e fundit . Rusia duhet t’i kthehet diskutimeve duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, u shpreh Macron.

Lini një Përgjigje