TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 13:32

Samiti në Tiranë, Rama citon Trump: Europa duhet të rishpikë veten!

Shkruar nga Pamfleti

Samiti në Tiranë, Rama citon Trump: Europa duhet

Rama ka cituar fjalët e Trump kur tha se Zoti e shpëtoi nga plumbi se i plotfuqishmi kishte një plan për Amerikën, tha vetëm gjysmën e së vërtetës.

Kryeministri Edi Rama në nisje të Samitit të Europës, u ndal edhe tek presidenti i SHBA, Donald Trump dhe atentati që iu bë gjatë fushatës presidenciale në Pensilvania, korrikun e kaluar. 

Rama ka cituar fjalët e Trump kur tha se Zoti e shpëtoi nga plumbi se i plotfuqishmi kishte një plan për Amerikën, tha vetëm gjysmën e së vërtetës. Ai shtoi se gjysma tjetër është se Zoti kishte plan edhe për Europën dhe nuk mund të ishte më e qartë sesa kaq.

Kryeministri shtoi se kontinenti europian ka sot një mundësi të dhuruar nga Zoti për t’u rishpikur, për t’u kthyer në një vend shprese dhe vizioni, duke lënë pas mitet dhe dyshimet e së shkuarës.

Në përmbyllje, Rama theksoi se ky është një vizion që u takon liderëve të sotëm ta bëjnë realitet, duke e shndërruar Europën në një hapësirë paqeje, bashkëpunimi dhe frymëzimi për brezat që vijnë.

"Beteja jonë nuk mund të ketë të bëjë vetëm me qëndresë, por atë çfarë  mund të bëjmë për veten tonë, fëmijët tanë dhe Europën tonë. Ka të bëjë me kurajën për të ndërtuar dhe për të forcuar besimin në kapacitet tonë njerëzore të arsyetimit

Kur Donald Trump tha se Zoti i shpëtoi nga plumbi se i plotfuqishmi kishte një plan për Amerikën, tha vetëm gjysmën e së vërtetës. Gjysma tjetër është se Zoti kishte plan edhe për Europën dhe nuk mund të ishte më e qartë sesa kaq. Europa edhe njëherë ka një mundësi të dhuruar prej Zotit për të rishpikur veten. Le të sigurohemi që rrugëtimi i Europës, i ynë i në këtë rast, nuk është u themi rrëmbimi, por rikthim lindjeje. Rikthimi në shtëpi që gëlon nga ëndrrat e së ardhmes, e çliruar nga mitet e së shkuarës, e mbrojtur mirë dhe një shtëpi që nuk ngjan me formën e armëve, por me imagjinatën e fëmijëve tanë. Një vizion që na takon ne ta sjellim në jetë", tha Rama. 

Lini një Përgjigje