TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Nëntor 2025, 11:51

Intriga më e fundit në Pallatin e Edi Ramës që kutërbon erë rublash ruse

Shkruar nga Pamfleti

Intriga më e fundit në Pallatin e Edi Ramës që kutërbon

Shqipëria është bërë “halli gri” i Europës në kufijtë e Kremlinit...

Edi Rama mburret lart e poshtë se Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Rusinë.
Ai i përsërit si papagall këto deklarata në takime me OJF-të, në workshop-e dhe forume ndërkombëtare, duke treguar injorancën e tij historike, por edhe duke gënjyer për të vërtetën.
A thua se partnerët ndërkombëtarë nuk e dinë gjithçka që ndodh në këtë vend, deri në detaje.

Rama deklaron se vizita e fundit shtetërore nga Rusia në Shqipëri ka qenë ajo e Hrushovit në Tiranë, ndërkohë që vetë, i shoqëruar nga një suitë e madhe, vizitoi Moskën katër vjet më parë, duke i thurur lavde Sergej Lavrovit – sikur të kishte përballë jo një burokrat të epokës putiniane, por ndonjë Dostojevsk apo Çajkovsk të epokës së artë të Rusisë.

Në realitet, Shqipëria e Edi Ramës jo vetëm që nuk është një vend i virgjër nga ndikimi rus, por ka marrëdhënie që lulëzojnë me “mbretërinë” e Kremlinit.
Shqipëria ka qenë një nga vendet me shkëmbimin më të madh tregtar për frymë në rajon.
Ndërkohë që sot Europa e ka pothuajse në zero bilancin tregtar me Rusinë, në portet shqiptare, përkatësisht në atë të Durrësit, nuk mungojnë anijet tregtare që vijnë nga portet ruse.

Mjafton të hapësh portalin marinetraffic.com, për të ndjekur lëvizjet e përditshme të anijeve ruse që vijnë kryesisht nga portet e Detit Azov, veçanërisht nga qyteti Rostov mbi Don dhe porte të tjera.
Anijet e mëdha ruse të mallrave janë ankoruar në Durrës dhe Porto Romano, çka nuk është rastësi, pasi aty ndodhen depozitat kryesore të karburanteve të importuara nga jashtë, përkatësisht gaz dhe naftë që vjen nga Rusia, ndërkohë që e gjithë Europa ka ndërprerë rubinetin.

Edi Rama ishte po ashtu i vetmi kryeministër europian që mori pjesë në një darkë ku, në krah të tij, ishte Aleksandër Llukashenko, aleati më i ngushtë i Vladimir Putinit.
Kjo lidhje me rusët u zbulua nga gjermanët gjatë hetimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, një projekt që dështoi pasi u ekspozuan gjurmët e parave me origjinë ruse.
Menjëherë pas zbulimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndërhyri duke bllokuar çdo operacion, ndërsa në publik nisën të dalin të fshehtat e kësaj loje, ku protagonist rezultonte Behgjet Pacolli, i mbrojturi personal i kryeministrit Rama.

Pas këtij zbulimi nisi dhe sulmi ndaj ministrisë së Energjetikës, ndaj së cilës Rama po ushtron presion prej ditësh.
Asgjë nuk është rastësi. Gjërat po bëhen gjithnjë e më të qarta.
Sipas burimeve, Edi Ramës i është bërë e ditur se ky operacion është zbuluar në tërësi dhe se partnerët ndërkombëtarë janë informuar për çdo detaj.

Në ditët në vijim priten zhvillime dhe detaje të tjera që mund të zbardhin më shumë intrigën e pallatit në mazhorancë, një histori ku në sfond ndihet fort aroma e rublave ruse./ Pamfleti

intriga e fundit edi rama rubla ruse

5 Komente

  1. T
    Toni Poshter

    Kur bizneset e Donit bien ere rublash ruse, pse te mos bien ere rublash edhe bizneset e Edit e Bellindes? Pse e zhduku gjyshin e Bella Bellindes Enveri, pse, sepse punonte per rublen ruse.

    1. T
      Toni Syhapuri

      Burra muti qe dalin lakuriq neper plazhe e qe martohen me dy tre gra nuk kane karakter e moral e nuk duhet te vihen ne krye te shteteve. Keta zullumqare vetem e shkaterrojne boten. Merrni listen e ketyre qelbesirave e do shihni qe gjysma e boten shtypet me kembe nga keta plehra. Popuj hapni syte se ua kane zene sklepat!

      1. f
        fshatari.pafshat

        Shkrim bosh, nga halli i kujt? Ose "Me ka cu nona me la gojen".

        1. B
          BB

          mos e ka shkruajtur BBalluku kete?

          1. A
            At Sokoli

            E.Rama erdhi ne pushtet jo me rubla, po me shekel e pound si NANO e VELIAJ. Politika eshte me e vjeter se prostitucioni. Shqiptare, jeni te pushtuar qe nga 1945. Po nuk u pamvaresua Europa, qe humbi luften, nuk ka shpresa.

            Lini një Përgjigje