TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Qershor 2025, 15:21

Ish-kreu i PD-së emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës

Shkruar nga Pamfleti

Ish-kreu i PD-së emërohet në krye të Kadastrës së

Genc Deromemaj, ish-kreu i degës së Partisë Demokratike, është emëruar në krye të Kadastrës së Vlorës.

Deromemaj ishte një nga mbështetësit e parë të Sali Berishës në momentin që ai nisi turin e foltoreve në të gjithë vendin, në shtator 2021, kohë kur pati edhe përplasjet e mëdha me Lulzim Bashën, në atë kohë kreu i PD-së. Deromemaj gjithashtu mbështeti Berishën në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të rithemelimit të PD-së që u mbajt në 11 dhjetor 2021.

Deromemaj ka mbajtur më herët funksione politike në nivel lokal dhe konsiderohet një figurë me përvojë në administratë.

Në vitin 2015 ai garoi për kreun e Bashkisë së Vlorës, përballë Dritan Lelit, përballje që në atë kohë e humbi. Deromemaj ka qenë prej vitesh një nga emrat më të angazhuar në degën e PD-së së Vlorës, ku ka mbajtur funksione të ndryshme. 

Ai merr këtë detyrë pas largimit të drejtuesit të mëparshëm të këtij institucioni, Erjon Galanxhi, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë.

 

 

 

Lini një Përgjigje