TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2025, 17:12

"Ishte pa shtëpi, sot me 3 vila"/ Tedi Blushi i përgjigjet Kryemadhit: Provokime në kulmin e fushatës

Shkruar nga Pamfleti

"Ishte pa shtëpi, sot me 3 vila"/ Tedi Blushi i përgjigjet

Kandidati i koalicionit opozitar PD-ASHM në qarkun e Tiranës, Tedi Blushi ka komentuar atmosferën e fushatës elektorale të 11 majit. Ai u shpreh se pavarësisht sfidave, koalicioni është më i bashkuar se kurrë.

Blushi foli në lidhje edhe me presidentin e PL-së Ilir Meta, ndërsa tha se ëshyë një figurë që vazhdon të frymëzojë përkrahësit edhe në kushte izolimi.

“Ilir Meta po bën fushatë në kushtet e një izolimi ekstrem, duke komunikuar përmes letrave me mbështetësit e tij. Ai e ka kthyer qelinë në një llogore kundër regjimit dhe sakrifica e tij është një frymëzim për të gjithë mbështetësit e Partisë së Lirisë”, u shpreh ai për “News 24”.

Sa i përket deklaratave të fundit të Monika Kryemadhit kundër tij, Blushi zgjodhi të qëndronte më indiferent.

“Nuk dua të komentoj asnjë lloj provokimi, sidomos në ditët e fundit të fushatës. Kush jam unë, e dinë të gjithë dhe jetesa ime është modeste. Fushata jonë do të kurorëzohet me një fitore madhështore”, tha ai.

Blushi u shpreh gjithashtu se pavarësisht sulmeve, qëllimi i përbashkët është i qartë: përmbysja e qeverisë aktuale dhe rikthimi i demokracisë. “Jemi në një front të përbashkët”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje